Selena Gomez nuk ndahet dot nga The Weeknd, mban veshur rrobat e tij

521
Selena Gomez urren të qenit larg nga i dashuri i saj The Weeknd, dhe ajo sigurohet që të gjithë ta kuptojnë se ai është në mendjen e saj, ndonëse është larg. Në një foto të fundit, Selena është parë duke dalë me shoqërinë e saj, ndërkohë që mbante veshur një t-shirt të zezë. Por nëse e shohim me më shumë vëmendje, do e kuptoni se grafika e kuqe në bluzë, është pjesë e rrobave të The Weeknd. T-shirt e zezë ka një kryq të kuq me dy rrufe të kuqe në çdo anë, që është logoja linjës së rrobave të këngëtarit 26 vjeçar. The Weeknd tashmë na nisur turin e tij ndërkombëtar, dhe jemi të lumtur që Selena e ndjen afër atë, edhe pse në fakt ai është larg saj.
Sigal