Selena Gomez na bën konfuzë me këtë foto

501
Lidhja e saj e shumëpërfolur me the Weeknd është kthyer në kryefjalën e lajmeve rozë.
Daljet e tyre në publik janë nga më të shumëpriturat për paparazzët dhe një foto e tyre e kapur për dore apo të përqafuar përbën sensacion. Por ndërkohë që të gjithë flasin për ta, Selena Gomez na çudit me postimin e saj më të fundit. E gjendur në një dhomë me tre çifte të përqafuar ndërsa ajo e vetme. Pyetja që lind natyrshëm është, ku ndodhet The Weeknd? Tani që Shën Valentini po afron, këngëtarja na bën konfuzë me këtë foto për vazhdimësinë e lidhjes së saj. Megjithatë na pëlqen të mendojmë se kjo është një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmëndjen.
Sigal