Sekuestrohet kanabis në Greqi, arrestohen 2 shqiptarë dhe 3 grekë

625
Dy shtetas shqiptarë dhe 3 grekë janë arrestuar prej Antidrogës greke në afërsi të Kosturit në Greqinë Veriore.
Sipas komunikatës për shtyp të policisë greke, në automjetet e trafikantëve u gjetën dhe sekuestruan 87 kg kanabis të paketuara në thasë plastikë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 automjetet e trafikantëve si dhe shuma prej 4.600 eurosh,11 celularë dhe një sasi kokaine.
Prej hetimeve rezultoi se kreu i organizatës ishte një 43-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në Selanik.
Organizata kishte përfituar sasi të mëdha parash nga aktiviteti i jashtëligjshëm që kryente kryesisht në zonën e Selanikut.
Pesë të arrestuarit u dërguan në Gjykatën e Kosturit, e cila vendosi që të dërgojë në burg 4 prej tyre, ndërsa një 23-vjeçar grek u la i lirë.
Sigal