Sekretet e bukurisë nga gjyshet. Thuajini lamtumirë kremrave të shtrenjtë!

619
Mesa duket gjyshet kanë disa sekrete pët t’u dukur bukur nga pamja e jashtme, pa shpenzuar shumë.
Ato nuk kanë pasur kremra dhe krijonin me produktet që kishin në shtëpi receta bukurie.
Lëngu i portokallit, sipas tyre është një tonik i mirë për lëkurën e fytyrës. Sipas tyre e bën lëkurën elastike, të butë dhe i jep ngjyrë të bukur.
Gjithashtu para se flini , lajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe më pas masazhoni zonat më delikate, ku rrudhat formohen më lehtësisht, me pak lëng kastraveci.
Ju që keni probleme me lëkurën e fytyrës, hidhni në një enë ujë të nxehtë disa petale trëndafili. Duhet të hidhni një peshqir mbi kokë dhe qëndroni mbi avull për disa minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë trëndafilash dhe rezultati do jetë i mrekullueshëm.
Po recetë për flokë të shëndetshëm?
40 gr hithra të freskëta dhe 200 ml ujë. Grijini hithrat dhe hidhini që të ziejnë bashkë me ujin në një tenxhere për dhjetë minuta, në nxehtësi të ulët. Pastaj lërëni lëngun të ftohet. 
Pra, në kushtet e shtëpisë mund të kujdeseni për pamjen tuaj të jashtme në mënyrën më të mirë. Rrofshin gjyshet!
Sigal