Sejmen GJOKOLI: Të tjerë kontribuan, të tjerë hanë përsheshin…

549
Letër në vargje për Koço Kokëdhimën e të tjerë…
1.
Shkuan kaq kohë,
Dimra e behare,
Po një vend për punë ,
Mua s’ mu gjet fare.
2.
Tetë vjet me Berishën,
Ndenja kryelartë, 
Kur në rrugë më nxori,
Me një urdhër-kartë.
3.
Po tani ç’ kusur,
Kam që prapë të rri,
Dhe pse për Rilindjen,
u shkriva qiri.
4.
Ç’është kështu, ç’po bëhet?
Fare s’merret vesh,
Të tjerë kontribuuan,
Të tjerë han përshesh.
5.
Dredhur e përdredhur,
S’ke ku të trokasësh,
Të vësh ulërimën,
Me kujë të bërtasësh!
6.
Koço Kokëdhima,
Shihe këtë punë,
Se ka kohë me diell,
Po ka dhe furtunë.
7.
Thonë se ti i ke,
Kyçet e krahinës,
Që nga Mal i Gjerë,
Tek i Vetëtimës.
8.
Të kam mik të vjetër,
Dhe ti e di mirë,
Po shiko se djathi,
Nuk zihet me hirrë.
9.
Se unë po çuditem,
Ç’është kështu vërtet,
Ç’u bënë kontributet,
Njëzet e pesë vjet?
10.
Jo veç kontributet,
Po dhe zotësia,
Se nja dy diploma,
I kam te shtëpia.
11.
Të drejtohem ty,
Si mik këtë herë,
Se në Parlament,
Kam dhe ca të tjerë.
12.
Kam dhe Gramoz Ruçin,
Këtë gur të rëndë,
Që nuk di pse flatrat,
I ka kthyer pendë?
13.
Kam dhe Valentinën,
Këtë zonjë me vlerë,
Kam dhe Cac Angjelin,
Dhe shumë të tjerë.
14.
Kam dhe Erion Braçen,
Madje, prej fillimi,
Kur ishte te ” Zëri…”
Vendit i del tymi…
15.
Pa kam edhe Finon,
Baçin që i thonë,
Në ’97 -ën ,
E kam prit në Vlorë.
16.
E kam prit kur erdhi,
Me helikopter,
Kur shteti i tëri,
Ishte hedh në erë.
17.
Kam edhe Andrean,
Kolegun e mirë,
Dhe pse s’thotë një fjalë,
Po rri si i ngrirë.
18.
Kam dhe Fatmir Toçin,
Madje nga të parët,
Të dy në shoqatë,
Kemi qenë në ballë.
19.
Dhe kur them shoqatë,
Flas për Labërinë,
Se për të, të dy,
Kaq vite u shkrimë.
20.
Se harrova fare,
Për një tjetër shok,
Dashon e Kamberë,
Dikur ishim tok.
21.
Në vitet e para,
Kur kishte stuhi,
Që të dy me Dashon,
Hymë në Parti.
22.
Është fjala për tonën, 
Partin socialiste,
Që tani është kthyer,
Si bisht dallëndyshe.
23.
Kur ca me mashën,
E trazonin zjarrin,
Ne në zjarr u futëm,
Të binim beharin.
24.
Pa kam dhe ndonjë, 
Që e rrita vetë,
Mos shiko që sot,
Kokën mban përpjetë.
25.
Emrin nuk e them,
S’më beson njeri,
Se për të u zura,
Jo me një e dy.
26.
Kam dhe Bledi Klosin,
Dhe pse më i gjatë,
Sa herë kemi ndenjur,
Bashkë në fushatë.
27.
Sa herë kemi rendur,
Nëpër demonstrata,
Ku na zinte dita,
Nuk na zinte nata.
28.
Po dhe Namik Doklen,
Që ka qenë burrë,
Dikur fjalë’ e tij,
Gurgullonte gurrë.
29.
Mor, po ç’them kështu, 
Unë kam Ramën vet,
Ne ja mblodhëm votat,
E bëmë deputet.
30.
Se të gjithë ta dinë,
Sojsez a sojbardhë,
Në fushatë për Ramën
Unë kam qenë në ballë.
31.
Nëse kush s’beson,
Se ka dhe me huqe,
E pyesni njërën,
I thoshin, kokëkuqe.
32.
Po se mos me Ramën,
Kështu njëzet vjet,
Unë shkruaj e thuaj,
Të tjerët përpjetë.
33.
Ndaj Koço vëllai, 
Shihe këtë punë,
Se si duken bathët,
Do futim shumë ujë.
34.
Se po u thanë rrënjët,
Degët dot nuk rrinë,
I këput dhe flladi,
Pa le suferinë.
35.
Se dhe unë, o Koço,
Xhan e kam rininë,
Po sira kanë punët,
Jo dhe me vërvimë.
36.
Se dhe vet zotrote,
S’ke shkel mbi qilim,
Kantier më kantier, 
Të nxirr koka tym. 
37.
Për sa them nga afër,
Dhe unë të kam parë,
Si në kohën sot,
Dhe në kohë të parë.
38.
Ndaj duhet t’i shihni,
Më mirë këto punë,
Se po u hap gropa,
Ramë ti e unë.
*
* *
39. 
Për këta këtej,
Nuk them asnjë fjalë,
Se të gjithë kanë shkuar,
Andej nga kanë dalë.
40.
S’u ka mbetur kockë,
As në shtyllë palcë,
Po kokën kanë futur,
Në tagji, në trastë.
*
* *
41.
Për vete i shkrova,
Vargjet këtë herë,
Po në vargje janë,
Me qindra të tjerë.
42.
Më pyesin miqtë,
Nga të katër anët,
Pse kështu të ndodhë,
Na harruan tanët ?
43.
Po të isha vetëm,
Nuk do kisha shkruar,
Po ka shumë të tjerë,
Djegur, përvëluar.
44.
Këto që sot shkrova,
Kanë melhemin brenda,
Po në kështu mbesim,
Do këndohet kënga !
Sigal