Së shpejti opera me një akt “Ali Pascha von Janina”

572
Sigal

Në Jubileun e 60-vjetorit të krijimit të TOB, vihet në skenë Ali Pashë Janina ose francezët në Shqipëri

Kjo nuk është përrallë nga 1001 net, edhe pse ndonjëherë ngjarja është shumë përrallore. Ali Pasha ka jetuar me të vërtetë. I lindur në vitin 1742, ai ishte caktuar si guvernator turk në Shqipëri që nga viti 1803, i cili udhëhiqte si drejtues i provincës larg Kostandinopojës një regjiment të pavarur. Ai u rrëzua nga froni dhe u mposht nga kundërshtarët e tij. Rreth kësaj figure sillet vepra e parë teatrale e Albert Lorcing-ut, i cili nuk dëshiron të tregojë një ngjarje politike, këtu flitet edhe për lirimin e skllevërve, por në radhë të parë për dashurinë.

Historia paraprijëse.

Një ekspeditë franceze nën udhëheqjen e oficerit Bernier është rrugës për në Shqipëri te Ali pasha. Gjatë qëndrimit në Korfuz, Bernier dashurohet me korfuzianen e bukur, Ariana, e cila më pas zhduket në rrethana misterioze. Bernier dëshiron të gjejë me çdo kusht dashurinë e tij të madhe, kudoqoftë ajo. Miku i tij Robert nuk mund ta kuptojë këtë. Dashuria e madhe, besnikëria deri në vdekje janë të panjohura për të. Për të bota përbëhet nga gra të bukura që duhet shijuar. Dy shokët kanë arritur me ekipin e tyre në Shqipëri.

Largojeni dëshpërimin dhe brohoritni,

E bukur është rrjedha e ndryshueshme e jetës”

Robert nuk mund t’ia heqë mërzinë shokut të tij, humbja e të dashurës e rëndon atë. Edhe sikur ajo të ishte dërguar në ndonjë harem, Bernier beson në besnikërinë e saj të cilën ata të dy ia premtuan njëri – tjetrit. a do ta gjejë të dashurën e tij duke e kujtuar këtë premtim? Kjo e prek edhe shokun e tij, Robertin. Ai nuk i dëshiron Bernierit asgjë më shumë se një venturë dashurie me një shqiptare të re që do t’ia largonte pikëllimin. Por tani nuk mund të ndodhë asgjë. Ali Pasha i madh po afrohet me shoqëruesit e tij, ai është informuar për misionin e ushtarëve francezë. Marshi dhe kori i turqve dhe shqiptarëve.

Muzikë e fuqishme për një njeri të fuqishëm, manovra ushtarake, nderime siç e do rendi. Edhe Pashai vëren mërzinë e Bernierit në vendin e tij të bukur ku nuk lulëzojnë vetëm limonët. Robert ia tregon arsyen: “e ka humbur të dashurën”. Ah, meqë nuk është diçka më tepër, Ali Pasha i madh e kupton mërzinë e Bernierit dhe e sheh në të jo armikun e mundshëm, por një vëlla. Le ta zgjedhë në haremin e tij një dashuriçkë të re.

Ariana ka frikë nga nata që po afron, kur pashai, të cilit ajo me vendosmëri nuk po i jepet, dëshiron ta ketë në shtrat. Ai dëshiron ta thyejë me dhunë betimin e saj për besnikëri. Por ajo preferon vdekjen. Shoqja e saj Ilen, e cila kishte një fat të ngjashëm, ia dëshiron ndihmën e të Shenjtit Spiridon. Ama punët nuk do të venë më keq. Ariana nuk e di ende që do ta shohë së shpejti përsëri të dashurin e saj.

Si fillim ajo ia tregon ndodhinë e saj Ilenës. Romancë në kopshtin e shtëpisë së Aliut.

Obobo, tani u kuptua. Nderi e burrëria e Aliut janë vrarë thellësisht. Kjo Arianë e vogël e ka refuzuar atë dhe dashnori i saj francez provon ta mashtrojë. Hakmarrje! Le të provojë Bernier ta lirojë Arianën. Nuk do t’ia arrijë. Apo jo?

Çfarë tragjedie del në pah tani. Njëri së paku nuk di gjë – Roberti, karafili ynë. Atë e mundon fakti që pikërisht ai që shijon jetën nuk mundi të shkojë në harem. Nëse nuk e bën haptas atëherë fshehtas.

Fshehu në kaçubë Robert! Po afrohet Pashai. Dhe përgjo mirë sepse xhelozi po e sqaron planin e tij. Qetësi! Pabesueshëm! Gjatë darkës do ta vrasë Arianën! Para syve të të dashurit. Ç’mund të bësh Robert? Për Robertin ofrohet një shans të shndërrohet nga karafili në karakter. Bëhu trim, miku im. Nuk mund të jetë vështirë, se edhe ti dëshiron ta kesh kokën mbi supe dhe jo të rënë para këmbëve. Pra nisu, sill bashkëluftëtarët e tu. Së pari ngushëllo të pikëlluarën Ariana, e cila siduket e ka pranuar që jetës së saj i ka ardhur fundi. Dëshira e fundit e Arianës: ta shohë edhe një herë të dashurin. E kuptueshme, por kjo gjë nuk e përmirëson dot situatën. Me sa duket gjithçka o turbullohet.

Shpërblim dhe nderim për fitimtarin

Më të madhin ndër luftëtarët

Ndriçon më shumë se rrezja e dielli

Rrezja e namit të veprave të tij

Këngët tona buçasin për të,

Këngë festive me tone të lumtura

Që të kumbojë rruzulli tokësor

Nga jehona e gëzimit tonë

 

Një darkë e inskenuar. Ali Pasha e pret mysafirin e tij shumë, me ëmbëlsira e valltare. Si më madhështoren, paraqet Aliu, shpirtgjerësinë e tij. Ai i premton Bernierit se e dashura e tij do t’i takojë përsëri atij, ai dëshiron t’ia kthejë atë. Ky do të ishte vërtetë gjesti fisnik. Por a mund të pritet kjo nga dikush që është xheloz? Ajo paraqitet pas një perdeje, e lidhur e në gjunjë, me tehun e një shpate të fortë turke në fyt. Më në fund duhet të ndodhë diçka. Dashuria e madhe nuk kërkon dinakëri, por veprim të shpejtë, edhe nëse çmimi është vetë fundosja. Nxito në luftë, Bernier!

Ç’ka ndodhur? Rrëzimi? Vdekja? Pas gjithë asaj vuajtje erdhi shpëtimi, siç tregon akti i fundit. Gjithçka mirë kur përfundon mirë. Rroftë dashuria në çdo formë. Të përgatitemi për finalen. Skllevërit luten të lirohen. Ali Pasha nuk do t’i shpëtojë dënimit të Sulltanit. Në fund, lavdi Zotit, që ka krijuar gjithçka kaq saktë Bota është përsëri në rregull. Edhe një herë, rroftë dashuria, atdheu, hyjnia bujare.

                    Opera në një akt

“ALI PASCHA VON JANINA”

Muzika dhe Libreti

Albert Lortzing (1801-1851)

 

Regjizore: Patrizia Panton

Skenat: Platon Bardhi

Kostumet: Enada At’ Nikolla

As/regjisore: Ada Gurra

Ilustrimi koreografik:

Milena Nurka

Kormaester: Dritan Lumshi