Se ç’ka diçka Rita Ora: Këngëtari u bë i varur nga seksi pas ndarjes

570
Sigal

Fituesi i X Factor, James Arthur tregon se një hallakatje plot pasion me Rita Ora-n e ktheu në një të fiksuar pas seksit. Këngëtari tregon se bënte seks të rastësishëm me modele deri në tre herë në ditë.

Në një autobiografi shumë të sinqertë James rrëfen varësinë ndaj marihuanës dhe seksit, pasi kaloi disa netë plot pasion me këngëtaren me origjinë shqiptare, e cila më pas nuk i përgjigje më telefonatave të tij. 29-vjeçari menjëherë pas famës hodhi miliona para në kumar, ishte vetëm 24 orë larg falimentimit dhe hante kaq shumë ushqime të shpejta, sa refuzonte të hiqte bluzen gjatë seksit.

“U bëra aq i varur ndaj seksit sa ç’isha ndaj barit. Kisha nevojë për seks, duhet ta bëja dhe më duhej për të mbushur boshllëkun që të ndihesha më mirë,” tregon James. “Nëse do më duhet të jem i sinqertë, pas Ritës flisja me qindra vajza online ose në WhatsApp, pasi shkëmbeja numrin e telefonit në Twitter dhe flija me kaq shumë prej tyre sa humba numërimin.”

Këngëtari i “Impossible” shpjegon se ai dhe Rita u bënë bashkë një natë në autobusin e tureve dhe pas disa netësh magjike, kur Rita i kishte thënë se e donte, u zhduk pa iu përgjigjur më telefonatave të tij. M’u deshën tre vite të ndihesha sërish mirë në lëkurën time dhe gati për t’i dhënë një shpjegim djajve bredna kokës time dhe tani kam mësuar si të bashkëjetoj.”