Schwarzenegger: Divorci, dështimi im më i madh

583
I ftuar në programin “Howard Stern Show”, për të promovuar filmin e tij të ri “Terminator Genusys”, Arnold Schwarzenegger ka folur me tepër për jetën e tij se sa për filmin. Aktori 67-vjeçar ka folur hapur rreth divorcit të tij nga Maria Shriver.
Schwarzenegger ka thënë se divorci me Marian në vitin 2011 ka qenë padyshim një nga disavantazhet dhe dështimet më të mëdha në jetë. Ai ka treguar se ishte ai fajtori i kësaj ndarjeje, për shkak të marrëdhënies së fshehtë me shërbëtoren e shtëpisë.
Pavarësisht situatës së keqe, ai vazhdon akoma të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me 4 fëmijët dhe me ish-gruan: “Çdo gjë ka funksionuar mirë me ndihmën e ish-bashkëshortes sime”.
Ndërsa për sa i përket marrëdhënies së përfolur të djalit të tij me Miley Cyrius, Arnold është shprehur se Miley është një vajzë e mrekullueshme dhe se e përkrahte shumë romancën e tyre.
Sigal