Saranda flet edhe me gjuhën e artit

651
Sigal

Sezoni turistik veror 2014 për qytetin e Sarandës ka nisur mbarë me vizitor e turistë, pushues dhe miq si nga brenda vendit, ashtu edhe të huaj. Numri i popullsisë së qytetit është shtuar, e parashikohet të shumëfishohet në ditët në vazhdim. Por Saranda nuk i josh miqtë vetëm me kënaqësinë e ujërave të kaltra e të pastra të detit Jon si dhe me bukurinë që natyra ja ka dhuruar pa kursim, as me pikat e shumta turistike, arkeologjike, historike, kulturore e natyrore, ku numërohen mbi 200 të tilla, ç’ka e radhit nga më të pasurat në rajonin jugor, por më gjerë. Saranda dhuron kënaqësinë e bukurive të sajë edhe me gjuhën e artit. Saranda flet dhe bashkëbisedon me vizitorët dhe pushuesit me gjuhën e pentagramit, daltës dhe penelit të artistëve të saj. Dhe këtë e mundëson galeria e arteve figurative të qytetit. Vetëm para pak ditësh, pas ekspozitës me skulptura të autorëve sarandjot, u hap ekspozita me punime të tre piktorëve, përkatësisht Qirjako Meniko, Buron Kaceli dhe Vasil Kaçi, ekspozitë që deri tani i kalon të mbi 100 vizitorët, kjo vetëm në tri ditë. Në punimet e këtyre piktorëve vjen peizazhi dhe portreti të frymëzuara nga natyra dhe jeta e Sarandës, alternuar nga tradita tek modernizmi. Ajo që zë më shumë vend është elementi femër ku në çdo punim të piktorëve, qoftë me veshje apo në lakuriqësinë e sajë, është shumë medituese. Autorët e kësaj ekspozite nuk e kanë shmangur dot meditimin e femrës, apo me qëllim se edhe vet vizitori fillon të meditojë brenda asaj bote femërore që prezantohet në punimet e ekspozitës me ëmdërrime, ëmbëlsi, mesazh lëshuese, por edhe medituese për ëndrrën e vrarë si denoncim i fatit të sajë në tranzicionin që kalojmë me trafikim, dhunë e pse jo edhe shqetsimi social i shpresës për të ardhmen.