Saint West quhet vogëlushi i Kanye dhe Kim Kardashian

515
Kim Kardashian West dhe Kanye West kanë vendosur që djalin e tyre që erdhi në jetë më 5 dhjetor ta quajnë Saint West. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Kim ka ndarë me fansat emrin e vogëlushit, i cili lindi mëngjesin e së shtunës në një spital privat në Los Anxheles.
Vogëlushi nuk ka emër të dytë, ndryshe nga sa ishte shkruar në media se ai do të merrte emrin e babait të Kim, Robert Kardashian, i cili nuk jeton më.
35-vjeçarja e pyetur nga gazetarët përpara se foshnja të vinte në jetë nëse djali i saj do të quhej South West, e mohoi. Ndërsa gjatë një interviste për “The Ellen DeGeneres Show”, Kim tha se asaj i pëlqente emri Easton West, por Kanye nuk e preferonte.
Ndërsa në muajin nëntor, 38-vjeçari Kanye West tha se per emrin e vogëlushit do të vendosnin kur të vinte në jetë. “E njëjta gjë ndodhi edhe kur erdhi në jetë vajza jonë. Nuk i vendosëm emër për shtatë ditë dhe më pas ramë dakord që ta quanim North West.”
Por çifti, sipas mediave, mori në konsideratë edhe sugjerimet e nipit Mason dhe mbesës Penelope, të cilët çdo ditë kishin nga një emër të ri. Ndërsa vogëlushja North, 2-vjeçare, të vetmin emër që mundi të sugjeronte ishte ‘Baby brother’.
Sigal