Sa shumë largohen Toka dhe Hëna nga njëra-tjetra? Na e thonë pasqyrat

571
Falë një loje të pasqyrave dhe ligjit të pasqyrimit, sot e dimë se Hëna po largohet nga Toka në një shkallë prej gati 4 centimetra në vit. Në mënyrë që të matim distancën mes nesh dhe satelitit tonë, janë vendosur në Hënë disa panele bashkë-reflektuese gjatë misioneve Apollo 11, 14 dhe 15. Elementët e një paneli reflektues kanë formën e këndit të një kubi, të formuar nga tre pasqyra katrore me sipërfaqe reflektuese të drejtuara nga brenda. Falë strukturës së tij, paneli është në gjendje të pasqyrojë dritën në të njëjtin drejtim nga e cila vjen, nga të tre anët dhe kthehet prapa tek vëzhguesi. Për të llogaritur distancën Tokë-Hënë, vendoset një rreze lazer drejt panelit në Hënë dhe matet kohën që duhet për t’u kthyer kjo dritë në Tokë.
Sigal