Sa shpesh duhet t’i ndërroni peshqirët?

489
Peshqirët janë faktor shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e baktereve dhe kërpudhave.
Në ta mund të mblidhen qelizat e vdekura të lëkurës, sekrecionet nga hunda, sekrecionet fekale dhe urinare si dhe mikrobe të tjera të shumta në tualet, duke përfshirë pikat nga filxhani i WC-së.
Patologu dhe mikrobiologu, Philip Tierno, nga Universiteti i mjekësisë në New York thotë se edhe pse shumica prej mikrobeve nuk ju dëmtojnë, sepse janë nga trupi i juaj, duhet konsideruar faktin se ato riprodhohen shumë shpejtë, sidomos në lagështi.
Sipas tij, në qoftë se bëhet fjalë për peshqirët për trup, të cilët i thani plotësisht, për shembull në radiator, mund të përdoren jo më shumë se tri here.
Ndërsa sipas tij, peshqirët e vegjël që i përdorni për të fshirë duart tuaja, duhet të lahen më shpesh.
Sigal