Rusët luajnë shah të zhytur në ujin e akullt

472
Sigal

Notarët rusë kanë gjetur një mënyrë të re për të rënë në sy, duke sfiduar temperaturat e acarta, duke luajtur shah në ujin e akullt.
Në liqenin rus në malet Urale, notarët u zhytën në ujin e akullt, në tëmperaturat -5 gradë celcius, për të luajtur shah, për të testuar aftësitë e tyre mendore dhe fizike njëkohësisht. “Përfitimet e kësaj që po bëjmë ne është se ti vë në punë stimën tënde fizike dhe mendore, për të parë sesi trupi yt përgatitet për të kaluar të gjitha pengesat që jeta të nxjerr përpara” tha notari dimëror Denis. “Loja në ujin e akullt të ndihmon të përqëndrohesh. Dikush mendon për taktikat që përdor për të qëndruar në ujë sa më gjatë të jetë e mundur, ky është benefit i madh për të luajtur shah. Ose mund ta kalosh këtë barrierë dhe të fitosh, ose mund të mendosh për ujin dhe të ftohtin e të humbasësh vëmëndjen në lojë” tha një tjetër notar, Roman. Shpejtësia është një faktor kyc për suksesin në një lojë shahu zhytur në ujë të ftohtë, thonë lojtarët, pasi temperaturat nën zero të inkurajojnë që lëvizjen e ardhshme, ta bësh brenda sekondave. Secila lojë zgjat të paktën 10 minuta. Ideja për të realizuar këtë lojë shahu brenda ujit të akullt në fakt nuk është një risi, sic shpjegon lojtari vasily: “Kjo ide na erdhi krejt rastësisht. Ne gjetëm disa dosje në arkivë sesi notarët kishin luajtur shah në kohën e bashkimit sovjetik dhe nga ajo kohë na mbeti mendja aty, më pas u dakordësuam, mbështetëm këtë ide dhe vendosëm të luanim”. Notarët thanë se shpresojnë që të organizojnë evente të tilla edhe në të ardhmen dhe ato të bëhen më masive.