Rubrika: Kantautorë gjenialë evropianë të shekullit XX

612
Sigal

Përkthyer dhe përgatitur nga Islam Spahiu

DOMENICO MODUGNO Lindur në Polignano a Mare, më 9 janar 1928 dhe vdekur në Lampedusa, më 6 gusht 1994. Varri i Modugnos gjendet në varrezat e Flaminio Prima Porta (në rrethinat e Romës). Për nder të artistit të madh është ngritur një lapidar në Polignano (vendlindja). Si krijues u konsiderua babai i këngë-autorëve të Italisë. Fama e tij tashmë është botërore.

E HIDHURA TOKA E IME

Diell në luginë

diell në kodrinë

E nëpër fusha

s’shihet më njeri

Mirëmbeç, mirëmbeç e dashur!

Po iki unë tutje!

E hidhura tokë e ime,

e hidhur, dhe e bukur!

Qiej të pafund,

kthyer si t’ishin gurë.

Duart me kallo,

tashmë pa ndonjë shpresë.

Mirëmbeç, mirëmbeç e dashur!

po iki unë që këtej!

E hidhura tokë e ime,

e hidhur, dhe e bukur.

Përmes ullishtës,

ka lindur tashmë hëna.

Një fëmijë po qan,

thith një gji të thatë.

Mirëmbeç, mirëmbeç e dashur!

po iki unë që këtej!

E hidhura tokë e ime,

e hidhur, e bukur dhe!