Rtita Ora e thjeshte dhe e bukur në rruget e Los Angeles

488
Rita Ora po bëhet e famshme edhe me veshjet unike, mirëpo të enjten u pa e veshur më thjeshtë kur arriti në Los Angeles.
Kështu këngëtarja e famshme kishte veshur një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe xhinse. Po ashtu ajo kishte mbathur atlete orgjinale nga firma Adidas, me të cilën ka një kontratë bashkëpunimi. 
Ndërkohë më herët Rita Ora i dha një goditje seksizmit në industrinë e muzikës, duke thënë se njerëzit janë më shumë të interesuar se me kë del ajo sesa tek karriera e saj muzikore.
“Unë mendojë se seksizmi ka filluar të marrë për mirë, por nga pikëpamja e një femre ndonjëherë njerëzve u intereson se me kë kemi qenë. Është për të ardhur keq që njerëzit janë aq të verbuar nga ata që ne zgjedhim të dalim. Duhet që unë të mbahem mend si artiste.”
Sigal