Rreziku nga hackerat. Në 2016 “u thyen” 32% më shumë faqe web-esh

586
Gjithnjë e më shumë faqet e web-eve janë të ekspozuara ndaj rrezikut të sulmit nga hakerat. Google ka pikturuar një tablo të zymtë mbi sigurinë kibernetike, duke vënë në dukje se numri i faqeve të hakeruara të internetit është rritur për 32 për qind në mes të viteve 2015 dhe 2016. Po sipas të njëjtit raport, kjo prirje nuk ka gjasa të ngadalësohet duke pasur parasysh se kriminelët në internet janë duke u bërë më agresiv. Lajmi vjen menjëherë pas shkeljeve që kanë goditur Yahoo, qeverinë amerikane dhe disa kompani të mëdha të shitjeve. Sipas raportit, hakerat kanë shfrytëzuar kryesisht fjalëkalimet e dobëta të administratorëve dhe dhe mos përditësimin e sigurisë. Edhe pse sistemi i sigurisë ofron alarme për përdoruesit kur ai zbulon faqe të hakeruara apo kërcënuese, 61 përqind e atyre që i drejtojnë këto llogari nuk e dinë se ata janë në rrezik për shkak se nuk kanë pasur një kontroll nga motori i kërkimit. Google identifikon gjithashtu disa lloje të përsëritura të shkeljeve nga hakerat, të tilla si futjen e faqeve me përmbajtje të pakuptimtë të krijuara me qëllim për mashtrim përdoruesit.
Sigal