Rrezikohet shëndeti i Kanye West, diagnostifikohet me probleme psikike

535
Sigal

Reperi i famshëm Kanye West raportohet se nuk është aspak
në gjendje të mirë shëndetsore.

Ai po vazhdon të mbahet në
spitalin e Los Angeles, gjersa raportohet se mjekët kanë dianositifikuar se
reperi po vuan nga depresioni dhe është paranojak, çka tregon për një gjendje
aspak të mirë psikike të tij.

Pasi ka kaluar disa javë në
spitale, ai ende nuk po gjen shërim. Burime kinse të afërta me reperin 39
vjeçar kanë thënë për TMZ, se: “Kanyet do t’i duhet të përballet me
këtë sëmundje edhe për një kohë të gjatë”.

Kjo ngjarje kishte filluar këtë
të hënë me shfaqjen e simptomave të para, teksa më pas reperi është shoqëruar
menjëherë për në “UCLA Medical Center”, ku më past stafi mjekësor i kanë
dalë menjëherë në ndihmë.

Megjithatë Kim dhe familja e saj
shpresojnë se Kanye do të lirohet nga spitali të hënën e ardhshme, nën kujdesin
intensiv të mjekëve të cilët mendohet ta shoqërojnë atë edhe gjatë ditëve të
tjera të javës në shtëpi, pavarësisht se ata nuk jetojnë më bashkë.