Gëzim Llojdia

1.Baza detare

Ushtari në bazën detare të Orikut na e bëri me dorë. – D.m.th, hyni në bazën detare të Pashalimanit. Kjo bazë të gjithë turistëve vendas, madje dhe disa të huajve u kujton skenat e filmit shqiptar: “Ballë për ballë” që përshkruan çarjen e madhe, në dimrin e vitit ’61 Si roman ”Dimri i madh” përmbante më tepër vlerë historike dhe artistike. Turistët më kishin pyetur ku gjendeshin vendet ku janë xhiruar skenat e atij filmi. Nga porta e hyrjes deri në Orik, rruga tregonte shumë. Hyrja për në Orikun antik dikur ka pasur një port hekuri lyer me ngjyrë kafe. Shkolla e instruksionit, fusha e sportit dhe disa hekura në portin e jashtëm të Orikut, përpara godinave të shkollës së instruksionit ishin disa shenja të mbetura nga xhirimi i filmit. Në të majtë të zyrës rreth 5 objekte arkeologjike të cilat ishin ekspozuar nga gjetjet e bëra në vitet 1958-1959 pas gërmimeve të para nga ekspedita shqiptaro-sovjetike, e drejtuar nga Dhimosten Budina dhe Kabilina kur ekspedita e parë nisi të gërmojë në Orik, ishin kthyer përmbys, të rrëzuara në mëshirë të fatit. Një arsye është sepse këto objekte i mblodhën nga godinat ushtarake. Ushtarakët ishin kujdesur që këto objekte të mos humbnin dhe pasi kishin vënë ushtarët t’i lyenin me gëlqere të bardhë i kishin vendosur përpara godinave për zbukurim. Aso kohe me kovën e një skrapi me shumë kujdes i sollëm përpara godinës për t’u bërë pjesë e vendit nga ku ishin larguar duke i ekspozuara përpara asaj.

“Ballë për ballë” është film artistik i metrazhit të gjatë, prodhuar në Shqipëri, më 1979 nga kinostudio Shqipëria e Re. Regjia: Kujtim Çashku, Piro Milkani, Skenari: Ismail Kadare, Muzika: Feim Ibrahimi, Pëllumb Dervishi -ass. i parë regjie, Flamur Metushi – ass. i dytë regjie. Drejtor artistik: Vladimir Bizhga, Namik Prizreni. Aktorët: Katerina Biga
Bujar Lako. Rajmonda Bulku, Sulejman Pitarka, Timo Flloko, Agim Shuke, Arben Imami, Thimi Filipi, Arben Imami, Kadri Roshi, Mevlan Shanaj.

Aty radhë-radhë vendoseshin automobilat, ata vinin për të vizituar Orikun, qytetin antik në Adriatik, për të cilin flet vet Cezari. Porti i përmendur prej Cezarit është lokalizuar në lagunën 2.2 km të gjatë dhe 1.2 km të gjerë, e cila ka formën e një trekëndëshi me bazë të drejtuar nga deti. Prej tij ajo ndahet nga një rrip ranor, në perëndim të të cilit shkruan historia gjendet kodra e qytetit. Në ekstremin perëndimor po sipas kësaj kronike ,bankina përshkohet prej një kanali, i cili e lidhte lagunën me detin. Në brendësi të lagunës nën “pasqyrën e ujit”, shihen gjurmët e një muri 1.80 m të gjerë, i cili lidhet me dy brigjet e saj. Kemi të bëjmë me një bankinë për akostimin e anijeve, e cila duke u nisur nga gjerësia e lagunës në këtë vend, arrinte rreth 200 m gjatësi. Oriku u ndërtua si port, që do të thotë urë lidhëse mes brigjeve. Një qytet, port i vogël në këmbë të Akrokerauneve, (vargmali i rrufeve që fillojnë në Karaburun, vijojnë me majën Qorre, Pogonicën, majën e Shëndelliut 1404 m, Gjinikën-Qeparo, Dobrat -Kudhës). Është përmendur me këtë emërtim nga autorët: (Hecat Fr 75 ap Steph B. sv;….. Herodi IX 92;.. Scyl P. 10;. Polyb vii 19;. Scymn 440;.. BEST Ad Dion 321;. Orikon, Ptol III 14 § 2;…. Plin III 26).Autorët e mësipërm e quajnë: Një qytet dhe port në Iliri, jo shumë larg nga Apolonia dhe goja e Aous.. Aous i njohur në burimet e kësaj periudhe. Kuptimi është për lumin, ujë shumë Vjosa. Orikumit është i njohur në histori si një strehë e frekuentuar nga romakët në komunikimet e tyre me Greqinë, nga të qenit të saj shumë e përshtatshme për të vendosur në kalimin nga Brundusium dhe Hydruntum.

Para erës sonë viti 214, qyteti u mor nga Philip V. i Maqedonisë, por më pas ra në duart e Romakëve dhe M. Valerius Laevinus, i cili komandoi në Brundusium, me një ushtri të vetme dhe një flotë të vogël. (Liv. XXIV. 40.)Aty shkonin e ktheheshin udhëtarë, lundrathyer, pushtues më së shumti mizëri. Kështu historia tregon sepse ajo gjendet e gdhendur në memorien e njerëzimit por edhe e shkruar në kronikat e Romës, Bizantit,Stambollit,Moskës etj dhe në memoriet e homerikëve shqiptarë se askush nuk ja kishte dalë, me gjithë furtunat (Vërtetë e kishte vënë nën sundim por jo shumë gjatë) shquhej shkallarja,puset e ujit, një murr i zhytur në lagunë dhe në nëntokë ruante ende peshën dhe hijen e tij. Cezari dhe kronikanët e kohës theksojnë pranin e tij në këtë port të vogël. Romakët gjatë luftërave civile, qytetin e parë që pushtuan trupat e Çezarit, quhej Orik.Pas fushatës së vitit 167 pr Krishtit, Paulus Aemilius hynë me trupat e tij fitimtare nga Orikumi për në Itali. (Plut. Aemil Paul 29…) Cezari, pasi kishte zbarkoi trupat e tij në Palaeste ose plazhi i strehuar Palasë, i rrethuar nga koka e rrezikshme e maleve Ceraunian, brenda një dite të zbritjes së tij, marshuan drejt Orikumit, ku një skuadrilje e flotës Pompeian ishte stacionuar. Oriku ka deklaruar mos gatishmërinë e tyre për të rezistuar, konsulli romak dhe Torquatus, guvernatori i dorëzoi çelësat e kështjellës, Cezarit. Flota e vogël të cilën ai e kishte sjellë me forcat e tij u hodh deri në Orikum, ku porti u bllokua nga fundosje e një anije në gojën e saj. Cnaeus, bir i Pompeut, bëri një sulm të gjallë dhe ka rrekur ta mbajë nga katër anijeve të djegura në pjesën tjetër. Ajo vazhdoi si një strehë e rëndësishëm në Adriatik.  Hor. Carm II 7 5;…. Propert Eleg I. 8, 20; Lucan III.187.) P [. 493].Ajo do të duket nga Virgil (x Aen.. 136) se Orikumi ishte i famshëm për terpentinë e saj, ndërsa Nicander (Ther. 516) aludon për arka druri. Qyteti u rindërtua nga bujari e madhe e Herodes Atticus. (Philostr.. Att saj. 5.) (Lucius Vibullius Hipparchus Tiberius Claudius Atticus Herodes, njohur ndryshe si Herodes Atticus. Goja e lumi e Dukhades është një varg i lagunave në mes, i cili shtrihet Orikumi, mbi faqen e quajtur tani Erikho, (në 1818) vetëm nga dy ose tre kasollet midis, gjurmët e një ujësjellësi. (Smytb, Mesdhe, fq. 46).Më shkurt kjo ishte historia e antike e Orikut.

2.

Që kur në Orik, u vendos baza detare,rëndësia e këtij porti u pa se ishte tepër strategjike

Prishja me rusët, solli ngjarjet në vitet’ 60, që përshkruan mediumet e botës. Rreth këtyre ngjarjeve, bënë fjalë edhe filmi shqiptar :Ballë për ballë”.Koha kur xhirimi në celuloid bëhej edhe në bazën e Pashalimanit dikur quhej Orik, u përkiste fund viteve ‘70,(1979).Sa realistë ishte një film artistik kushtuar një ngjarje historike, e tregojnë ata, që kanë përjetuar ditët e atij dimri të vitit ‘61. Sidoqftë filmi ishte një krijim artistik dhe duke njohur edhe kohën dhe propagandën e saj duhet thënë se dozat e shtuara nuk e ngritën në një nivel më të lartë filmin. Sigurisht që ai mbetej një krijim artistik në fund të fundit. Stefan Miho nënoficer në bazë ka përshkruar kështu një incident të kësaj kohe. Shenjat e para … Vollodja, që ne e respektonim si mikun e shtëpisë, por edhe si oficer, nje dite erdhi me një motor Java në pune i krekosur. Zbriti dhe na beri pershtypje mënyra e qethjes se tij! Ai ishte i gjatë me një trup adeti, lozte shume volejboll dhe basketboll, ishte biond, me pak flokë, por i qethur bollaboks. Oficerët rusë qetheshin lart nga mbrapa dhe nuk mbanin favorite. Vollodja kishte lënë favorite dhe ne na u duk atë ditë i huaj, mendjemadh e liberal, i kapardisur me motor, ndryshe nga oficerët e tjerë, që vinin me një autobus nga Orikumi. Ai hyri në kabinet dhe doli jashtë e takoi Abedinin. Diçka po i thoshte me këmbë e me duar. Nuk mund të kuptonim gjë. Por Abedini si shqiptar që ishte, njihej si i drejtë dhe i prerë, nuk bënte pas. Kësaj radhë e pashë sikur e kishte disi pisk punën dhe s’kishte se çfarë t’i thoshte. Pas kësaj ngjarjet rrodhen aq shpejt saqë njerëzit filluan të çorientohen. Atë pasdite laborantet e klasave morën urdhër të hiqnin nga korridori i kabineteve, portretin mural të pikturuar të Hurshovit. I gjori Hrushov me një të rënë të sqeparit u bë copa e çika dhe shkoi në plehra! Më erdhi keq për punën, që kishte bërë piktori silurit i talentuar Jorgji Gjikopulli. Urdhri ishte dhënë nga lart. Kjo gjë u bë në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e efektivit, vetëm me asistimin e komandantit të togës, Selim Stepa. Portreti i copëtuar i Nikita Hrushovit përfundoi në kazanin e lloshrave! Të nesërmen, protesta ishte sa e madhe aq edhe qesharake, por edhe tinëzare, sepse veprimi u bë natën në fshehtësi dhe pa qenë marinarët dhe personeli sovjetik! Megjithatë, ata nuk kishin ndërmend të merreshin me aventurat tona dhe bënë mirë se u shmang edhe mundësia e ndonjë konflikti të armatosur. Me sa duket kishin porosi nga eproret e tyre. Portreti ishte larguar. Vollodja i bënte presion Abedinit, i cili sa e kishte marrë detyrën sepse udhëheqja lart pas arrestimit të Teme Sejkos, kishte marrë masat dhe krahas goditjes, që i bëri grupit armiqësor dhe demaskimit ndërmjet “gjyqit” në mënyrë të hapur para gjithë efektivit të Flotes, bëri dhe lëvizjet vertikale dhe horizontale të kuadrit, që të mos kishte asnjë tronditje në Flotë. Çdo gjë do të bëhej sipas parashikimeve të Udhëheqjes dhe pa incidente. Atë ditë Vollodja po i kërkonte llogari Abedinit për heqjen e portretit të Hrushovit nga kabineti dhe Abedini i përgjigjej se: Në vend të tij do të vendosej portreti i Stalinit të madh! Pas këtij shpjegimi, Vollodja u xhindos. Shtrëngoi dhembet dhe i tha:

– Ne kemi një qëllim të nxjerrim specialiste për Flotën, se çfarë bëjnë partitë tona nuk na intereson shumë. Ne jemi ushtarakë dhe kemi këtë detyre.

-Bravo Vollodja! Larg ushtria nga politika!

Një gjë është e sigurt: Hrushovi aplikoi dhe ndoqi një politike ndryshe nga paraardhesit e tij, si në aspektin e brendshëm ashtu dhe ne aspektin e jashtëm. Vollodja ishte i përgatitur, me kulturë dhe kishte mbaruar dy akademi ushtarake. Abedini i ndodhur ngushtë në përgjigje i thotë:

-Kanjeçno tavarish Vollodjat. Heshtja pllakosi dhe secili shkoi në pozicionet e veta. Vollodja shkoi të zhvillonte mbledhjen e mëngjesit nën drejtimin e Smirnovit, instruktorit të motoristeve, për të cilin ruaj konsideratat e mia më të larta, për thjeshtësinë, mënyrën e komunikimit me ne dhe ruajtjen e ekuilibrit, pasi me duket se ai ishte në mbështetje të plotë të partisë sonë, bile mendoj se mund te ishte dhe stalinist. Ai jo vetëm mbante qëndrime te mira me oficeret tanë dhe sidomos me instruktorin shqiptar, Jeton Baruti, i cili shkrihej me kapiten Smirnovin dhe bashkëpunonte me të në të gjitha aspektet, por edhe se nuk lejoi incidente midis dy etniteteve në shkollë.

Duke përshkruar këto ngjarje nënoficeri shqiptar kujton një ratë të dytë: Një nga masat ushtarake të marra pas kësaj ishte fillimi i një aventure. Çdo darkë çmontonim nga klasa e artiljereve mitralozin e modelit 14.5 mm, e merrnim atë në krahë dhe ngjiteshim në majën e kodrës, afër me godinën e burgut. E montonim e mbushnim me kaseta me fishekë dhe qëndronim në gatishmëri në luftë kundër armikut, që kishim përballë, bazës ruse të Katenlinkovit, ku në përbërjen e saj ishin baza e madhe dhe tetë nëndetëse. Vet kjo bazë mbante në kuvertën e saj armatime të kalibrave të rëndë, ku një predhë e topave të saj të binte në shkollë do të nxirrte ujë të zi. .Por ja që ne stërviteshim për t’i bërë ballë këtij, “Elefanti Rusë.

Përkushtimi qe i madh. Në mëngjes, mbasi kishim ndenjur gjate gjithë natës të veshur e pa gjumë, gati për luftë e çmontonim mitralozin e merrnim atë përsëri në krahë dhe e çonim në klasë, e monitoronim dhe kur vinte Vollodja e gjente bazën materiale mësimore gati për mësim. Kjo gjë vazhdoi për pesëmbëdhjetë ditë e pesëmbëdhjetë net rresht deri sa u larguan sovjetiket nga Baza e Pashalimanit! Kjo detyrë na u besua ne marinarëve dhe nënoficerëve të shërbimit të detyrueshëm, ku disa ishin artiljerë e rinj. Ajo ishte një periudhe prove për ne, e cila u kalua me sukses. Kuadrot sovjetike, të detyruar nga masat e marra nga ana jonë dhe porosive të eprorëve të tyre, u bënë “qengja”. Pranë nesh kishte përfaqësues të Komitetit Qendror, të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët porosisnin vazhdimisht: “Ruhuni nga provokimet”. Ajo çfarë shpreh habinë është edhe ky rast që tregon nënoficeri shqiptar: Asnjëherë nuk mbaj mend të na kenë provokuar, rusët në atë kohë në shkolle me përjashtim të një rasti kur shoferi i autobusit sovjetik u përplas një ditë me një marinar, i cili herët në mëngjes kishte dalë me një karrocë dore të mbushur me mbeturina, dhe i doli para shoferit, i cili mbasi e shmangu aksidentin doli nga xhadeja dhe shkoi në buzë të detit pa problem, por që nga pala e jonë u bë e madhe. Me Vollodjen bënim herë pas here biseda të lira si shokë. Ai vazhdimisht na tregonte për instruktorin tonë, i cili qe martuar me një vajzë të vogël në moshë. Instruktori ynë ishte 15 vjet me i madh se ajo dhe Vollodja me thoshte:

-Stefan, ç’e ka atë grua? Ajo duket si vajza e tij! Kështu ishte atëherë, oficerët e marinës merrnin gratë më të bukura, sepse vajzat e mira thoshin ose oficer ose inxhinier, por sidomos oficerët e marinës ishin të lakmueshëm.

Ndryshe nga Shkolla e Specialiteteve, Ofiçina e Silurëve, e ndërtuar pranë asaj Mekanike të riparimit, 100 m larg bregut te detit, shërbente për përgatitjen dhe furnizimin me silurë me ajër dhe akustike të nëndetëseve. Përshtypje të veçante kur u paraqita në detyrën e re ishte se në hyrje të ofiçinës qëndronin dy roje, të kombësive e nënshtetësive të ndryshme, njëri sovjetik dhe tjetri shqiptar. Të dy, të armatosur. Ata nuk lejonin, që marinarët të hynin brenda pa lejen e eproreve. Stërvitja ishte ndërprerë. Roja sovjetike qëndronte nga e majta e derës me kallashnikov në gjoks, kurse roja shqiptare, djathtas me karabinë pranë këmbës armë me qëndrim serioz, gjithashtu në detyrën e rojës. I gjithë efektivi shqiptaro-sovjetik marinar qëndronte mbi ofiçinë, në biseda të lira.

Askush nuk do ta besojë pasi ka parë filmin, mirëpo e vereta është disi ndryshe. Nënoficeri shqiptar Stefan Miho, pohon të kundërtën e tyre:

Vërejta se politizimi i ngjarjeve të kohës aty ishte më i vogël se në shkollë. Ata loznin e qeshnin, kënaqeshin, që nuk punonin. Njëra palë tani e tutje do të bëhej zot i mjeteve luftarake dhe tjetra gëzonte se do të largohej nga Shqipëria e do të kthehej në vendin e vet. Gjuha e komunikimit midis marinarëve ishte në lartësinë e nevojshme, kjo falë marrëdhënieve të mira e miqësore, që ekzistonin ndërmjet dy eprorëve kryesore të ofiçinës, kapiten Smirnovit dhe shefit të ofiçinës Velo Azemit, i cili kishte mbaruar shkollën në BS, bile aty ai edhe u martua me një vendase, lindi dhe një djalë me të, por që nuk e la qeveria sovjetike të largohej për ta marrë me vete për në Shqipëri kur u bënë shkëputjet përfundimtare. Smirnovi, disa herë e siguroi Velon se nga ai nuk do t’i vinte asnjë gjë e keqe dhe nuk do të prekte asgjë, si nga armatimi, ashtu dhe nga literatura përkatëse. Me sa di unë kur vajta, gjeta gjithçka, që nevojitej. Si tekstet për përgatitjen paraprake dhe përfundimtare të silurëve, librat mbi proceset teknologjike për riparimet e lehta dhe të mesme të tyre dhe deri tek literatura përkatëse për aparaturat elektronike.

Filmi: “Ballë për Ballë”, për mendimin tim është i politizuar, dhe s’ka se si të mos jetë i tillë, se i shërbeu kohës dhe regjimit për momentin, për të mbajtur gjallë opinionin luftarak të detareve dhe kuadrove,- por edhe më gjerë, sepse ne kishim një armik tjetër krahas atij amerikan edhe atë sovjetik. Në film flitet se është bërë sabotazh, duke vjedhur disa ndezës të silurëve akustike, gjë që më duket diçka e pakuptimtë për ta quajtur kabotazh nga ana e tyre në Ofiçinën e silurëve, sepse ajo depo ruhej dhe kontrollohej nga rojet e marinarëve shqiptare. Megjithatë për momentin le ta pranojmë si një gjë të tillë dhe, nëse është bërë ajo mund të bëhej në masë të madhe. Mjaftonte të merreshin dy tre arka dhe te gjitha silurët akustike do të dilnin jashtë gatishmërisë, qofshin këto edhe detonatorë të minave KMD 1000. Nëse është bërë, ajo mund të jetë bërë nga njerëz të rendonte dhe pa aktivitet, thjesht për t’i bërë keq ndonjë shoku, por kurrën e kurrës sabotimi të jetë koordinuar nga kapiten Smirnovi, apo i kurdisur nga shteti sovjetik. Më pas në krye të një grupi specialistesh Skënder Sulku shkoi në Kinë për të marrë detonatorë të silurëve akustike dhe të minave KMD-1000, silurë, të cilat më vonë nuk di pse dolën jashtë armatimit. Ato u zëvendësuar me silurët elektrike.

(vijon)