Rrëfimet e këngëtares së shquar Vida Kunora, bilbili i Malësisë

1408
Sigal

Intervista/ Flet  këngëtarja  e  mirënjohur  Vida  Kunora

-Klipi im i parë  realizuar me protagonist humoristin Zef Deda

 

  • Mbaj distancë nga  femrat që betohen shpesh e qajnë shpejt
  • Jam ndodhur keq    në Greqi kur kisha marrë fustanin dhe një sandale e tjetrën e kisha harruar
  • -Kur vesh  fustanin  me flamurin  kuq  e zi  në  emigracion  duartrokitjet nuk  reshtin

 

 

Albert  Z.  ZHOLI

Një këngëtare  e  qetë  në  bisedë  por  shpërthyese   në skenë.   Hapat  e para  i hodhi  në  një  koncert   në  TVSH, pastaj  në Festivalin   e  Gjirokastrës dhe  tashmë  e  sheh  kudo ku  ka  emigrantë  shqiptarë. Në Youtube ka rreth 100 klipe e ndërsa  në  treg 6 albume. Thuajse ka kënduar  në  të  5  kontinentet   dhe  ndihet   e plotësuar  nga  respekti  i  fansave.  Kur  vesh  fustanin  me flamurin  kuq  e zi  në  emigracion  duartrokitjet nuk  reshtin   deri  në fund  të  këngës.

 

-Kur keni kënduar për herë të parë dhe kush ju ka zbuluar si këngëtare?

– Si çdo këngëtare dhe unë jam pikasur në bankat e shkollës fillore .. Ishte mësuesi im që më vuri në dukje zërin tim dhe veshin muzikor..

-Cila ka qenë kënga e parë që keni kënduar dhe ku? 

Kënga ime e parë e debutuar në skenë ishte në një koncert në TVSH në vitin 1994 ku dola aq bukur dhe të nesërmen mora shumë komplimente e më pas erdhi Festivali Folklorik i Gjirokastrës ku u futa në radhën e këngëtareve të mira!

 

-Kush ju ka mbështetur në këtë rrugë? 

Në rrugën time më ka mbështetur familja, veçanërisht mamaja ime, e cila më priste e përcillte duke dalë përballë babit e vëllezërve, të cilët nuk e përkrahnin dhe aq pasionin tim, pasi jetonim në fshat dhe opinioni bënte të vetën ..-

-Kur e keni realizuar klipin dhe albumin parë? 

Klipi im i parë është realizuar nga BBF me protagonist humoristin Zef Deda.

-Me cilët këngëtarë bashkëpunoni më shumë? 

Bashkëpunoj me shumë kolegë e kolege, më së shumti me Zef Bekën, Arben Gjeloshin, Pëllumb Vrincën, Indrit Milikën, e shume të tjerë…

-Sa klipe keni realizuar? 

Në yotube kam rreth 100 klipe e ndoshta me shumë, kam 6 albume në treg!

-Cili është këngëtari juaj i preferuar? 

Këngëtarë të preferuar kam mjaft, por më mirë s’po i përmend se më zemërohen tjerët (hahaha)

-Veshja juaj e preferuar në skenë? 

Në skenë preferoj të jem serioze, dua të kem prezencë e të tërheq vëmendjen sapo të filloj të këndoj! Kur  vesh  fustanin  me flamurin  kuq  e zi  në  emigracion  duartrokitjet nuk  reshtin   deri  në fund  të  këngës.

 

-Cili ka qenë koncerti që mbani më shumë mend, që ka pasur shumë sukses dhe më shumë spektatorë?

Koncertet i kam fatmirësisht të shumta, më shumë jashtë shtetit, po në kujtesë si më i suksesshmi mbetet në Australi në Aadelaide vitin e kaluar.

-Kur jeni ndjerë më keq në skenë?

Ka dhe raste kur nuk jam ndjerë mirë-mirë në skenë, kur zëri më ka ikur nga ndonjë ftohje, por edhe njëherë në Greqi, kur kisha marrë fustanin dhe vetëm një sandale ndërsa tjetrën e kisha harruar (hahahah)

-Është dashuria për ju?

Dashuria për mua është një dimension i gjerë, është gjithçka, pasi pa dashuri nuk ka frymë, nuk ka jetë. Dashuria është bukuria e shpirtit, është zëri i zemrës, lum kush e njeh dhe e përjeton pozitivisht me gjithë qenien e vet.

-Me kë keni më shumë shoqëri, me femra apo me meshkuj?

Shoqërinë e kam më shumë me meshkujt, se ne femrat jemi xheloze për njëra tjetrën (hahaha)

-Çfarë pëlqeni më shumë tek një femër? 

Tek një femër pëlqej karakterin, sinqeritetin dhe i adhuroj femrat që kujdesen për vetveten që kanë humor e shpirt pozitiv, dhe  mbaj  distancë nga  femrat që betohen shpesh e qajnë shpejt.

-Cili është mendimi juaj për femrat shqiptare? 

Femrat shqiptare janë të forta dhe të zgjuara ( si unë, hahaha)

-Çfarë raporti keni me cigaren dhe pijet alkoolike? 

Nuk pi cigare as alkool, thjesht një gotë verë me miq zemre!

-Ku preferoni t’i bëni pushimet? 

Pushimet në Shqipëri, se  ndihem e  plotësuar. Dhërmiun e kam për zemër!

 -Kënga e fundit dhe koncerti i fundit?

Kënga e fundit titullohet “ NDIZE”, e re, e sapo dalë nga ‘furra’, është pritur mjaft mirë  dhe  jam shumë e kënaqur pasi më pëlqen mua pa masë!!! Koncertin e fundit e kam këtë të shtunë në Milano e, pastaj, aksion me dasmat!!! Falënderim  pafund për të gjithë fansat, dashamirësit e çiftet që këtë verë më kanë zgjedhur mua të jem pjesë e gëzimeve të tyre të zemrës!