Rovena Domi: S’kam marrëdhënie të mira me meshkujt, rrimë larg pa ditur pse

1144
Sigal

PERSONAZH/ Flet modelja dhe juristja Rovena Domi

 Aktualisht punon juriste në AKKP, Agjencia Kthimit Kompensimit Pronave. Ajo të befason. Ka disa vjet pa mashkull në krah, pa të dashur. E sheh të shoqërohet vetëm me femra. Rovena është një vajzë inteligjente, e bukur, por dhe shumë kërkuese, ambicioze. Sipas saj, dyert e suksesit përkojnë me konkursin Miss Shqipëria 2009. Por buja ndodhi një vit më vonë në Gjermani.

Çmimi që mori ishte “Miss Fotozhenia” në eventin ndërkombëtar  të bukurisë “Miss Queen of the Vvorld” si përfaqësuese e Shqipërisë. Pas këtij suksesi ajo dhe pse studionte për juriste kaloi në fushën e modelingut. Vetëm në dashuri Rovena është shumë fanatike, tradicionale. I shikon meshkujt me lupë zmadhuese dhe nuk fal as të metën më të vogël. Po vetë Rovena ka të meta? Ajo mundohet t’i mbulojë, por të metat e saj janë, pasi do meshkuj ideal, kur idealizmi sot nuk duket në horizont. Do vetëm njohje të gjata vetëm dhe vetëm martesë. Pra është një femër tradicionale, ku dhe pse ka dalë në shumë konkurrime dhe sfilata ndihet fanatike.

 – Ndoshta konkurrimi për Miss Shqipëria 2009 ju solli fat?

 Nuk e mohoj. Njeriu ka shanse të ndryshme në jetë. Për mua ishte ai vit dhe ai konkurrim. Konkurrimi për Miss ka qenë një dëshirë dhe ëndërr e imja që në fëmijëri. Mund të them se në kohën kur e ndjeva veten të sigurt për këtë konkurrim e realizova me sukses.

 E kujton ende atë ditë?

E kujtoj me nostalgji të madhe dhe  regjisorin Petri Bozo. Urimi më i mirë është kur më tha je direkt në dhjetëshen e kalendarit të Miss Shqipëria 2010.

  -Suksesi u rrit pas konkurrimit në Gjermani. Cili ishte çmimi që morët dhe si u ndjetë pas çmimit?

 Çmimi që mora ishte “Miss Fotozhenia” në Gjermani në eventin ndërkombëtar  të bukurisë “Miss Queen of the Vvorld” si përfaqësuese e Shqipërisë. U ndjeva shumë e vlerësuar nga pikët e jurisë si dhe çmimi. Tashmë dihet tepër mirë që unë jam Mbretëresha e Shqipërisë 2010 në Queen of the Ëorld 2010, në Nuremberg te Frankfurtit.

–      Ku i bëre pushimet e verës?

Në Shqipërinë tonë të bukur, ndërsa udhëtimet jashtë nuk i kam shijuar aspak këtë verë.

 Pija freskuese e preferuar këtë verë?

 Koktejet e ndryshme me fruta.

  E duroni diellin?

E duroj shumë diellin se dua të marrë ngjyrë kur jam në plazh…

 Cila stinë të pëlqen më shumë?

 Vera pa diskutim.

 Cilat udhëtime të pëlqejnë me avion apo me makinë?

Me të dyja bashkë edhe pse avioni të fal adrenalinë tjetër.

 Ju pëlqejnë udhëtimet vetëm?

 Jo, madje frikësohem nëse udhëtoj vetëm.

  Disa vjet që Rovena pa mashkull në krah. Vërtet nuk jeni e dashuruar?

Jo nuk jam e dashuruar aspak, të paktën momentalisht jo, por ndjehem e vlerësuar në maksimum.

 Keni frikë nga meshkujt?

 As vetë nuk po e kuptoj…  (qesh)

 Mos vallë keni dashuri të fshehtë?

 Jo, absolutisht jo e sipërcitova nuk jam e dashuruar jam pa një mashkull në krah, por ama ndjehem shumë e vlerësuar.

 Ekziston mashkull ideal sipas jush?

Ideali nuk ekziston, të paktën tek meshkujt shqiptarë jo.

 Jeni frekuentuese e rregullt e PUB-ve?

I pëlqej PUB-et deri në masën e caktuar dhe preferoj të dal me mikeshat sesa me familjen.

 Si i ruani linjat e trupit?

Shumë palestër dhe konsumim të ushqimit të shëndetshëm.

 Aktiviteti i mëngjesit?

Bëj dush dhe përgatitem të iki në zyrë për të punuar.

 Ushqimi i mëngjesit?

 Një briosh dhe kakao, kaq asgjë më shumë.

 Ku qëndron sekreti i suksesit femëror?

 Arma më e fortë e një femre në jetë është “zgjuarsia”.

 Cilat janë problemet e femrës sot?

 Janë të shumta, së pari janë sociale dhe së dyti familjare.

 Ndihesh e vlerësuar në profesion?

 Po, ndjehem tejmase e vlerësuar.

 E dashuron profesionin e juristes?

 Po adhuroj punën që bëj.

 Kur ndihesh mirë kur të thonë je e bukur apo inteligjente?

 Të dyja bashkë edhe e bukur edhe e zgjuar.

 Rrobat e plazhit dhe syzet e preferuara?

Rrobat janë “Victoria secret”, “D & G”, ndërsa syzet janë “Bulgari” dhe “Versace 2014”.

Synimet e këtij viti?

Surprizë.

 E frekuenton plazhin nudo?

Jo aspak.

 Pengu i deritanishëm?

 Pengu im më i madh në jetë është televizioni.

 Juriste. Ku ndiheni më mirë si modele apo juriste?

Ndihem më mirë në fushën e jurisprudencës, e kam theksuar gjithmonë fotomodelingu është thjeshtë hobi.

 Çfarë të mete ka të qenit juriste?

Prapësia kryesore është koha, lodhja dhe volumi mjaft i madh i punës që ka si profesion. Të tjerat i ka “ok”, me pluse në maksimum.

 Albert Z. ZHOLI