Rovena Domi/ Shijet ndaj një masgkulli janë subjektive, vlerësoj sinqeritetin

529
Sigal

INTERVISTA/ Flet Juristja dhe ish-Miss Albania, Rovena Domi

Ish-Miss Albania, Rovena Domi ka mbi një vit që ka mbaruar studimet e larta për juriste dhe tashmë punon në një zyrë juridike pa lënë në harresë dhe kërkesat e shumta për sfilata apo konkurse bukurie. Jeta e saj është korrekte, larg zhurmave dhe me një intensitet të plotë. Plazhin preferon ta bëjë në Spanjë apo Itali por i pëlqen edhe jugu i Shqipërisë.  Pëlqen meshkujt inteligjentë, por ende nuk ka bërë publike nëse ekziston ndonjë mashkull në jetën e saj. Kurrsesi nuk do dëshironte të bënte plazh nudo dhe kërkon gjithmonë rroba banjo firmato. Në plazh, gjithmonë preferon të lexojë romane shqiptare.

Konkretisht, me se merret Rovena?

Aktualisht krahas punës së përditshme në zyrë, po merrem edhe me disa përgatitje për projekte të reja në shtator.

Keni menduar të bëni pushime këtë verë?

Për këtë verë, sigurisht që do planifikoj pushime sa më të bukura.

Po pas pushimeve keni menduar ndonjë veprim konkret, ndonjë plan?

Në shtator kam disa plane konkrete. Por nuk mund t’i bëj prezent. Ruaj sekretin profesional.

A është e lidhur në këto momente Rovena?

Pa komente të tepërta kjo pyetje ….haha.

Në një lidhje, kush preferon të jetë më xheloz, ti apo ai?

Do më pëlqente më shumë në një lidhje, që xhelozinë ta shfaqte me tepër ai, sesa unë.

Cilat janë veshjet më të preferuara në këtë stinë?

Kryesisht gjatë verës preferoj më shumë fustanet dhe xhinset e shkurtra, pa harruar bikinit, haha…

Cilat janë rrobat e banjës së preferuara?

Rrobat e banjos të preferuara janë të D&G dhe ato të Victoria’s  Secret.

Pjata e preferuar?

Pa dyshim spageti me fruta deti.

Linja ende shumë të rregullta, a mban dietë Rovena?

Jo dietë nuk mbaj, por shkoj rregullisht në palestër dhe konsumoj shumë fruta gjatë ditës.

Cilat lidhje të pëlqejnë?

Pyetje e veçantë kjo, më pëlqen shumë që një lidhje të ketë sa më tepër jetëgjatësi sigurisht që kjo arrihet kur ekzistojnë ndjenjat në mes.

Modeli i syzeve të preferuara?

Një ndër aksesorët e preferuar gjatë verës janë syzet dhe konkretisht ato të Bulgari, koleksioni 2013, ngjyrë kafe ose lejla.

Ngjyrat e preferuara të stinës?

Ngjyra e bardhë, rozë dhe e verdha.

Cili është mashkulli ideal për ju?

Shijet ndaj një mashkulli janë subjektive, por vlerësoj më tepër sinqeritetin dhe karakterin pozitiv në përgjithësi.

Ke menduar ndonjëherë të bëni plazh nudo?

Plazh nudo, jo.

Me kë preferon të shkosh në plazh, me familjen, shoqërinë apo me të dashurin?

Me të tre-ja grupet e njerëzve që keni klasifikuar haha.

Çfarë librash keni planifikuar të lexoni këtë verë?

 Ende nuk kam planifikuar asgjë, por më pëlqen shumë romani “Qyteti i fundit” i autorit Petro Marko.

 Këngët që të kanë pëlqyer së fundi?

Janë shumë këngë, haha, më mirë mos filloj t’i rendis.

Vendet më të pëlqyera për plazh?

Vendet më te preferuara për plazh janë disa konkretisht për pushime verore preferoj më shume vendet si Spanja, Italia ndërsa ato dimërore në Gjermani.

– Si mis, ndihesh ende e vlerësuar?

Sigurisht, që po.

Cili është mendimi juaj për zgjedhjet e fundit?

Mund të them që ishte një rezultat që pritej nga këto zgjedhje, kaq.

– A keni menduar të merreni me politikë?

Ndoshta vite më vonë, aktualisht jo.

-Profesioni juaj si juriste, a ju bën të ndiheni e kompletuar?

 E vlerësoj shumë si profesion dhe natyrisht, që më bën të ndihem më e plotësuar.

Hobet tuaja?

Hobet janë aktrimi dhe noti.

– A jeni supersticioze?

Jo aspak, jam natyrë objektive dhe vlerësoj gjërat konkrete, jo situatë ireale.

-Do dashuronit një mashkull të pasur, apo një mashkull inteligjent?

 Aaahaha.., dashuria dhe ndjenjat nuk janë të kufizuara, por vlerësoj inteligjencën dhe arritjet në jetë tek një mashkull.