Roma përjetëson Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

1041
Pallati, ku dikur qëndronte Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu është kthyer në një nga hotelet më luksoze të Romës. Godina ka marrë një pamje të re dhe fasada e saj është bërë nga më të veçantat dhe më të bukurat në kryeqytetin italian. Kjo ndërtesë e hershme daton e ndërtuar para 660 vjetësh dhe ka shërbyer si pallati i pritjeve dhe takimeve të Papës me Gjergj Kastriot Skënderbeun, gjatë periudhës kur Heroi ynë Kombëtar vizitonte Romën. Kjo ndërtesë është e skalitur fortë në mendjen dhe zëmrën e shqiptarëve që kanë vizituar Romën apo kanë jetuar e studiuar aty, sidomos në gjatë fundit të shekullit që sapo mbyllëm, por edhe fillimit të shekullit të ri. Kjo për faktin se ndërtesa ishte kthyer në një gërmadhë, por që gjithsesi ruante shenjën dalluese për këdo që e shikonte nga jashtë. Mbi derën e saj ishte fotografia e Heroit tonë Kombëtar me mbishkrimin: “GEOR CASTRIOTA SCANDERBEG PRINCEPS EPIRI –AD FIDEM ICONIS REST AN DOM MDÇCXLIII”. 
Sipas burimeve nga Roma, por edhe të shumë vizitorëve ky hotel është kthyer në një qendër turistike, duke tërhequr vëmendjen e qindra vizitorëve. Ndoshta edhe një arsye më shumë për qeverinë shqiptare, Ministrinë e Turizmit dhe agjencitë turistike, shtypin dhe median, të cilat duhet ta promovojnë dhe ta vendosin në guidën turistike të shqiptarëve. Ndoshta edhe takimet, aktivitetet e shtetit dhe institucioneve private, biznesit etj., mundet ta përdorin si referencë dhe vend-frekuentim, pasi veç komoditetit ky hotel po përdoret si qendër promovimi i shpëtimit të vlerave europiane dhe qytetërimit të saj nga Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ndaj Shqipëria dhe shqiptarët më shumë se kurrë duhet të jenë krenarë për Heroin tonë Kombëtar dhe shpëtimtarin e Europës. Ne duhet ta jetojmë përgjithmonë kujtimin e heroit tonë dhe të të gjithëve, që na kanë zbardhur faqen dhe na kanë bërë të jemi kryelartë. Hotel SCANDERBEG nëpërmjet shpjegimit për turistët, të vlerave të heroit na e solli këtë kënaqësi dhe ne duhet ta promovojmë dhe mbajmë lartë emrin e tij.
Sigal