“Robinson Crusoe” jeton prej 20 vitesh në një ishull të shkretë

533
Është zbuluar Robinson Crusoe në jetën e vërtetë. Ai është ish-milioneri David Glasheen, i cili u transferua në ishullin Restoration, në Australisë Veri-Lindore, në maj të vitit 1997 pasi humbi gjithë pasurinë e tij në pas rrëzimit të bursës së vitit 1987.

Glasheen i cili më parë kishte shumë prona tani jeton në një kasolle prej druri vetëm me qenin e tij të besueshëm Polly.

Por pavarësisht se ka energji elektrike të kufizuar dhe ballafaqohet në beteja të rregullta me kafshët e egra ai këmbëngul se ndihet i sigurtë në ishull.

“Këtu ka gjarpërinj, merimanga, krokodila por është më i sigurtë se në shumë pjesë të tjera të botës ku dëgjon për sulme terroriste,”- ka thënë 73-vjeçari. “E dua këtë vend sepse këtu ndjehem i sigurtë.”

Davidi, i cili ka lindur në Sydney nga një familje irlandeze, u shpreh se nuk ka asnjë vend tjetër më të mirë se sa në parajsën natyrore të tij.

“Unë dua të vdes këtu. Kjo është parasja ime në tokë.”
Sigal