Robert Ndrenika rikthehet sot në skenën e Teatrit

581
Robert Ndrenika ngjitet sot në skenën e Tetarit të Metropolit ku do të luhet shfaqja “Mendohu Xhakomino”.
Ndrenika, që do të luajë rolin e Totit, ka realizuar mbrëmë provat gjenerale të shfaqjes dhe sot do të jetë para publikut tejet të entuziazmuar për rikthimin e tij në skenë.
Premiera “Mendohu Xhakomino” me regji të Milto Kutalit dhe pjesëmarrje të veçantë të Robert Ndrenikës ishte planifikuar për në datat 3,4, e 5 shkurt. Por aktori kaloi një grip të rëndë dhe shfaqja do të ngjitet në skenë sot.
Vepra e njohur e nobelistit Luixhi Pirandelo “Mendohu Xhakomino” vjen për herë të parë në Shqipëri, në sallën “Çehov” sot në orën 19:00.
Sigal