Robert Kote/ Si po zhduken Monumentet tona të kulturës

795
Sigal

Kultura jonë materiale në këto 70 vitet e fundit ka pësuar shumë dëme të parikuperueshme

*arkitekt

 Në një nga emisionet televizive i bënë një pyetje një nga të ftuarit të përhershëm: arkitekt, këshilltar i dy kryeministrave… mbi rolin e monu­menteve tek ne. Përgjigja ishte shumë e thatë dhe e hidhur: Tashmë i ka kaluar koha monumenteve…

Mënyra se si u trajtua kjo temë nga drejtuesi i transmisionit të një tele­vizioni kombëtar dhe i ftuari nga qeveria dëshmoi edhe një herë një lloj përçmimi ndaj përkujtimoreve materiale të fakteve dhe personazheve të historisë sonë. Ky lloj mos vlerësimi dëshmon antikulturën tonë edhe në ditët e sotme kur e dimë se sa keq jemi sjellë ndër shekuj ndaj kulturës materiale. Dëshmi që nuk kanë nevojë të përshkruhen apo të komento­hen me shkrime e fjalë, janë veçse ato të llojeve të fushave të ndërtim­tarisë të shoqëruara në shumë raste edhe me vepra të mirëfillta artistike, skulptura, piktura të gjinive të ndryshme… Po t’i bëjmë një vëzhgim turistik qendrave tona të banimit vërejmë se kemi shumë pak objekte që paraqesin vlera dokumentare për historinë dhe kulturën tonë. Me përjash­tim të disa zonave të banimit të qyteteve të Beratit dhe Gjirokastrës ku ende vezullojnë shumë bukur panorama dhe banesat karakteristike kemi dhe shumë raste që kemi shkatërruar duke ndërtuar. Raste të shumta negative kemi te qytetet e Durrësit, Krujës… dhe pothuajse kudo… edhe meqenëse nga shteti investohet për një Akademi të Shkencave, për një institucion për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve, kultura jonë materiale në këto 70 vitet e fundit ka pësuar shumë dëme të parikuperueshme. Kur punoja në skicimin e varreve romake në Nekropolin e Apolonisë (1961-1962) vëreja se fshatarët e Pojonit kishin përdorur shumë copa prej guri nga ato të kolonave apo kapiteleve për ndërtimin e banesave të tyre… Për ndërtimin e lapidarit të Brigadës së Parë Partizane në Vithkuq u përdorën gurët e gdhen­dur të Katedrales së Shën Gjergjit të Korçës që qeveria diktatoriale komuniste e kishte shembur (si dhe pothuajse të gjitha tempujt e besimeve të ndryshme fetare). Para se të fillonin ndërtimet e mureve të Muzeut të Skënderbeut në Krujë, më dërguan të kontrolloja për gurë diku në malet e Laçit. Më thanë të shikoja në Delbnisht. Kalova rreth një zonë ushtarake plot me tankse dhe pas një kodre dallova një godinë të madhe të shembur por që te rrënojat dalloheshin harqe me gurë të bardhë të gdhendur, dekoracione të tjera prej guri… Dallohej që kishte qenë me disa kate dhe ndoshta një nga objektet më të mëdha dhe të bukura në atë zonë të Shqipërisë. Kuptohej që kishte qenë një lloj kishe manastir e fesë katolike… Ju thashë se ato gurë nuk janë “të përshtatshëm” për ndërtimin e Muzeut… Kemi banuar prej shumë vitesh në rrugën “Him Kolli” (në rrugën e Kavajës në Tiranë)… Aty kam njohur, hyrë nëpër shtëpitë, luajtur… tek familjet e Aleksandër (Skënder) Dakos, të Marios, të Lajdi­nit, të Spasses, të Frashërit, të Llagameve… Në banesën përdhese tiranase me dysheme dërrase por edhe me dhoma të shtruara me dhe të ngjeshur të familjes Dako (patriotit Kristo Dako) jetonte edhe e famshmja: Parashqevi Qiriazi (e motra e Sevasti Qiriazit Dako) që ishin nga të parat femra patriote

Një pamje e qytetit të Sarandës në vitin 1928. Nga kjo fotografi “zbulohet” ekzistenca e dy rreshtave me shtylla që (kup­tohet lehtësisht) i përkasin një tempulli të periudhave të lashtësisë greko-romake. Një fakt tjetër që dëshmon se trualli shqiptar ka qenë i “mbushur” me dëshmi materiale me shumë vlera monumentale historike.

Kjo ndërtesë e bukur në qendër te Tiranës (sheshi Skënderbej) e përuruar në 1 shtator 1931 ka qenë selia e Bashkisë së kryeqytetit. U prish në vitin 1980 me përdorimin e dinamitit për t’u “zëvendësuar” me godinën e Muzeut Kombëtar… Te Bashkia dallohen simbole me shqiponjën tonë, ndërsa sot te dekoracioni i Muzeut dominojnë armët…

që hapën të parën shkollë në shqip për vajzat shqiptare… Tek shtëpia e Marios ( që është edhe sot) admiroja një pikturë origjinale me portretin e patriotit Pashko Vasa, ku në gjoks kishte shumë medalje… Ajo familje me mbiemrin Vaso ishte pasardhëse më e afërt e patriotit tonë të madh. Lajdini jetonte në ato vite së bashku me dy motrat dhe nënën e tyre; ishte i vëllai i Qemal Stafës… Sterio Spasse ishte një intele­ktual dhe shkrimtar i shquar, Naim Frashëri (ndoshta pas­ardhës i Frashëllinjve të fam­shëm) ishte një nga aktorët më të mirë të Teatrit dhe Kine­matografisë sonë të parë kom­bëtare… Familjet e Llagameve ishin të shumtë në atë rrugicë. Njëri prej tyre i burgosur poli­tik Fiqiri Llagami kishte qenë një dijetar i shquar. Në atë rru­gicë kanë jetuar edhe futbol­listi i talentuar Enver Shehu (Krutani); balerina ,(ndoshta më e mira shqiptare) Zoica Harxho… Banonte edhe një këngëtare me një zë bilbili: Drita Papajani. Në një rrugicë tjetër afër shkollës Luigj Gu­rakuqi në oborrin e familjes Fejzo në një ngrehinë të vogël jetonte këngëtarja e famshme e atyre viteve Luçie Miloti… Diku kanë jetuar nëna dhe motra e Nënë Terezës të Kal­kutës (Gonxhe Bojaxhiut) afër

Monumenti i Lirisë projektuar nga arkitekti shqiptar Qemal Butka. Në altar ishte shkruar: PËR LIRINË KOMBËTARE. U përurua më 31 Gusht 1938 me rastin e 10 vjetorit të Mbretërisë. Ishte 12 m i lartë, i ndërtuar në vendin ku sot është sheshi “Nënë Tereza”. Me fillimin e punimeve ndërtimore të bulevardit nga italianët, monu­menti u “çmontua dhe u magazinua”. Mendoj se me “shqiponjën” shqiptare lart, ne duhet ta rindërtojmë veprën e Q.Butkës. Viz.R.K.

Ish bllokut “Miqësia”… Por përsa përshkrova nuk ka as edhe një lloj elementi (pllakë përkujtimore, skulpturë) që t’i faktoi përjetësisht këto vërtetësi. Këto janë elemente që ndikojnë shumë për trashëgiminë tonë historike, që njëkohësisht tregojnë respekt jo vetëm ndaj personazheve apo ngjarjeve por edhe ndaj atyre që i “ndërtojnë” i mirëmbajnë dhe i përkujtojnë. Nga vitet 90 kishte ardhur në Tiranë një italian i mosh­uar . I patën thënë prindërit se ai kishte lindur dhe jetuar në një banesë diku në një rrugicë te rruga e Kavajës prapa kishës katolike… Kishte ardhur enkas për të mësuar vendlindjen e tij, por nuk e gjeti atë “vilë”, sepse ndërkohë mbi atë shtëpi të vogël plot me lule, kumbulla, fiq, rrush, kishin “mbirë” pallate shumë katëshe. Në këto vitet e fundit, kur mu krijuan mundësitë të dilja jashtë shtetit, konstatova kudo (Austri, Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, ShBA…) se sa me respekt ruajnë edhe banesat e vogla ku kanë jetuar , punuar jo vetëm personazhet më të shquara të përmasave botërore por edhe atyre lokale… E dija që Drezdeni ishte rrafshuar nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore po kështu edhe Mynihu… por aty jo vetëm që nuk dalloja ndonjë shenjë nga ato të luftës por përkundrazi më dukej që çdo objekt dëshmonte me pam­jet e tyre, historitë shekullore… Rikonstruksionet ishin perfekte, nuk kishte “mod­ernizma” atje ku kishte objekte të antikitetit, të mesjetës, të rilindjes…

Në vitin 1996 së bashku me pedagoget F. Biba dhe H. Jaho na ishte dhënë një bursë për t’u specializuar në Itali nga pedagogët e Universitetit të Firences. Faktikisht për italianët, ne shqiptarët kishim krijuar një reputacion jo të mirë. Shpresonim që edhe si koleg që ishim do të na ftonin ndonjë herë për ndonjë kafe ose t’ju vizitonim studio apo të na shoqëronin për të parë ndonjë objekt arkitektonik apo muze… Por u çu­ditëm shumë kur njëri prej tyre , Prof. Semboloni na ftoi për darkë në shtëpinë e tij… Shkuam, siç e kemi zakon ne shqiptarët, me nga një peshqesh nga secili… Banonte larg Firences në periferi të Fiesoles në një banesë një katëshe e ndërtuar diku nga shekulli 14-15 , me dysheme prej tullash, trarë të vjetër në tavane, po ashtu edhe dyert dritaret… Gruan e kishte franceze, e cila kur kishte qenë studente kishte bashkëjetuar me një vajzë shqiptare e ardhur nga Tirana ( me sa më kujtohet me të bijën e Aleks Çaçit). Bashkëjetesa me vajzën shqiptare asaj i kishte lënë mbresa shumë të mira. Ajo ishte bërë “sebep” që t’i mbushte mendjen të shoqit që shqiptarët nuk janë të atillë siç i kujtoni ju italianët… prandaj t’i ftojmë në shtëpi… Por gjatë drekës dikush nga ne ju thotë pronarëve të banesës “rrangallë” se në atë vend mund të ndërtojë një vilë moderne apo pallat shumë katësh… Por përgjigja e Sembolonit na turpëroi: Ne e blemë këtë shtëpi shumë shtrenjtë… jo vetëm që nuk lejohet me ligj të bëj ndonjë modifikim, të shtoj… por edhe ti ngul një gozhdë … Dhe jo vetëm kaq por as edhe të pres ndonjë selvi apo të prek panoramën… Ne na pëlqen të jetojmë në këtë mjedis “mesjetar”… Ai vinte deri në periferi të Firences me veturë, pastaj merrte biçikletën për të ardhur në Universitet (që ndodhej në qendër të qytetit) po kështu vepronte dhe në kthim. Në Firence , për të mbrojtur vlerat monumentale panoramike të qytetit ende ishte në fuqi një vendim bashkiak i disa shekujve më parë që ndalonte çdo lloj

Piedestal me shtizën e flamurit i ngritur (provi­zorisht) në anën jugore të ish lulishtes për të përkujtuar, (28 Nëntor 1937) përvjetorin e Pa­varësisë. Pikërisht në këtë vend do të ngrihej monumenti i Gjergj Kastriotit. Viz.R.K

ndërtimi më të lartë se ajo e katedrales më kryesore të qytetit dhe të objekteve të tjera që nuk ishin në përshtatje me arkitekturën tradicionale… Natyrisht ndërtime shumë katëshe me arkitektura bashkëkohore ka kudo, në Firence, Romë, Vienë, Barcelonë, Pragë… por ato nuk kanë cënuar të vjetrën historike monumentale…

Me ilustrime dhe diçitura do të përpiqem të shpreh domosdoshmërinë e përkujdesjes tek ne për llojet e ndryshme të përkujtimoreve dhe të veprave të artit në përgjithësi.

  Malësori. Viz.R.K

Dekor “monumental” për zhvillimin e ceremonive festive për 10 vjetorin e Mbretërisë. Ndodhej në anën jugore të sheshit “Skënderbej”, ndërmjet dy godinave qeveritare…Viz. R.K.

Dekor (provizor) për zhvillimin e manifestimeve gjatë periudhës së mbretërimit nga Ahmet Zogolli, Mbreti Zogu i I-rë. Viz.R.K