Rita shfaqet me stil gotik në në një festë me maska, në Buena Park të Kalifornisë

492
Rita Ora këtë javë është shfaqur me një look shumë ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim zakonisht e që ekspozon trupin e saj. Në një festë të ngjashme me atë të Halloween-it, këngëtarja me origjinë shqiptare ishte veshur me të zeza, duke ngjarë më tepër me një figurë gotike. Festa ishte e organizuar në Buena Park të Kalifornisë dhe nga fotot e publikuara nëpër tabloide, Rita duket se është argëtuar. 

Në këtë shfqje mori pjesë edhe i dashuri i saj i ri 39-vjeçari Travis Barker, por çifti ka preferuar të mbajë distancë dhe kanë hyrë njëri pas tjetrit. Bateristi ka konfirmuar se ata kanë një takim këtë javë, por ka dashur të ruajë privatësinë. Travis mbërriti në festë me dy fëmijët e tij Landon, 11vjeç dhe vajzën Alabama, 9 vjeç, të cilët i ka me ish-gruan e tij Shanna Moakler.
Sigal