Rita Ora: X-Factor-it Britanik të këndohet live nga Pallati i Brigadave në Shqipëri

530
“Nëse do t’ju thoja që konkurrentët e X Factor Britain do të këndonin në pallatin e një ish-diktatori, ju me siguri do të mendonit se është një nga shakatë e producentit Simon Cowell,” shkruan Daily Mirror. Por, kjo është një kërkesë e këngëtares me origjinë kosovare Rita Ora, që i është bërë produecentëve të X-Factor në Britani. Ajo sugjeron që fazën e trajnimit të konkurrentëve të saj ta bëjë në Pallatin e Brigadave në Shqipëri, ish-rezidenca e mbretit Zogu i Parë.
Për momentin asnjë vendim nuk është marrë dhe Simon Cowell nuk është akoma i bindur se ç’do të bëjë me sugjerimin e Rita Ora-s. Disa burime thonë se organizatorët kanë nevojë të gjejnë vendet e përshtatshme për transmetim live dhe duhet të përballen me çështjen e ndryshimit të orës nëpër vende të ndryshme. “Për transmetimin live ka shumë faktorë teknikë që duhen marrë parasysh,” tha një i brendshëm i XFactor Britain. Një mik i ngushtë i Ritës tha: “Rita është shumë krenare për origjinën shqiptare dhe ka bashkëpunuar me Shqipërinë e Kosovën në shumë raste”. Së fundmi Rita u nderua si Ambasadore Nderi e Kosovës në Britani.
Sigal