Rita Ora tregon se kur publikohet kënga e saj e re

577
Rita Ora siç duket do të publikojë së paku edhe një këngë gjatë këtij viti.
Ajo për MTV ka konfirmuar se do ta publikojë edhe një këngë para se udhëheqë edicionin e sivjetmë të “Europe Music Awards”, që mbahet në Londër më 12 nëntor.
Këngëtarja shqiptare ka konfirmuar se kënga quhet “Anywhere”, dhe do të publikohet më 20 tetor.
“Jam shumë e emocionuar, e dini se nuk më pritet. Nuk kam qenë asnjëherë kaq krenare. Kjo këngë përfaqëson dëshirën e vërtetë për t’u çliruar nga çdo gjë, që mendoj se është shumë e rëndësishme për shkak të asaj që kemi kaluar këtë vit si qytet dhe vend”, është shprehur Ora.
Rita Ora kohëve të fundit ka publikuar dy këngë të suksesshme, “Your Song”, si dhe bashkëpunimin me Aviciin “Lonely Together”.
Sigal