Rita Ora shpallet personazhi i vitit nga Glamur

543
Rita Ora është shpallur personazhi i vitit nga Glamour. Këtë vit, emri i këngëtares së famshme është përmendur shumë. Fillimisht ajo ishte anëtare e jurisë në emisionin muzikor ‘The Voice UK’, duke korrur sukses të jashtëzakonshëm.
Pas kësaj, Rita po përjeton suksesin e radhës në ‘X Factor’ . Pikërisht për pjesëmarrjen në emisionin ‘The Voice’ si anëtare e jurisë Rita Ora është shpërblyer me epitetin ‘Personazhi televiziv i vitit’, pasi sezonin e katërt të showt të talenteve, Rita e ka kthyer në piedestalin emisionin.
Glamour ka shpallur shqiptaren si më e suksesshmja e televizioneve ndërsa të njëjtën punë Rita pritet të bëjë edhe në shown tjetër ‘X Factor’ dhe pse jo të fitojë edhe një herë këtë epitet.
Sigal