Rita Ora shkëlqen në krah të Conor McGregor

40
Superylli shqiptar, Rita Ora, ka marrë pjesë në ceremoninë e përvjetshme të ndarjes së çmimeve të modës, British Fashion Awards, ku ajo është parë në shoqëri të pazakontë.
Bukuroshja nga Kosova ka marrë pjesë në mbrëmjen gala që u mbajt në Londër.
Rita në këtë mbrëmje shfaqej me një fustan shkëlqyes ngjyrë ari, i hapur në gjoks që i nxjerr në pah linjat e saj.
Ritën në fotot e publikuara nga The Sun e shohim në krah të kampionit të arteve marciale (UFC), Conor McGregor.