Rita Ora në kopertinën e “Harper’s Bazaar”

485
Rita Ora na ka mësuar të shfaqet shumë pak e veshur, por 25-vjeçarja nuk zhgënjeu edhe e mbuluar. Duke pozuar për kopertinën e “Harper’s Bazaar” të Vietnamit, këngëtarja me origjinë nga Kosova kishte zgjedhur një fustan aziatik. Foton e kopertinës ajo e publikoi në Instragram, në mënyrë që ta ndante me 8.4 milionë ndjekësit e saj. Në fillim të këtij muaji, “The Sun” raportoi se 25-vjeçarja është duke paguar çmimin e mos lançimit të këngëvë të reja. Kompania e saj “Ora Multi Services” e mbylli periudhën 1-vjeçare, që llogaritet deri në muajin prill 2015, me vetëm 265.457 paundë fitim, ndryshe nga viti paraparak ku ajo kishte realizuar fitim prej 1.3 milion paundësh. Kjo është gjëja e fundit që i duhet Ritës në këto momente, pasi edhe labeli “Roc Nation” në padinë ndaj saj pretendon t’i marrë 1.6 milion paundë yllit të popit.
Sigal