Rita Ora me të dashur të ri?

535
Këngëtarja me origjinë shqiptare që jeton në Britaninë e Madhe bën jo pak bujë për jetën e saj private. Madje shumë shpesh ajo është në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjeve të saj me meshkuj të ndryshëm. Së fundmi emri i përfolur krah artistes shqiptare është ai i Chris Brown, me të cilin pak kohë më parë sollën edhe një bashkëpunim muzikor. “The Inquisitr”, ka hedhur dyshime pasi ka bërë një artikull duke thënë se shqiptarja dhe këngëtari i njohur Brown janë në lidhje. Këtij artikulli i është bashkangjitur edhe një fotografi e dyshes, ku shihen të afërt në një ambient intim.
Sigal