Rita Ora me tatuazh pëllumbin në qafë!

527
Rita Ora dhe presidentja Atifete Jahjaga janë takuar dje në inaugurimin e objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në kryeqytetin e Anglisë- Londër.
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në objektin e ri të Ambasadës së Kosovës në Londër, ku ajo me këtë rast ka pranuar edhe nderimin e lartë të Presidentes Jahjaga.
“Rita, 25 vjeçare, do të jetë ambasadore nderi e Kosovë, titull ky i dhënë nga presidentja Atifete Jahjaga për kontributin e saj në afirmimin e vendit të saj”, shkruan shtypi britanik sot. Në këtë takim ka qenë edhe ka marrë pjesë edhe familja e Rita Orës, prindërit Vera dhe Besniku dhe motra Elena si edhe ish-Kryeministri britanik, Tony Blair me bashkëshorten e tij Cherie Blair. Në rrjetin social facbook – profilin privat të një pjesmarrësi në këtë ceremoni , tregohet nji fotografi e bërë me aparatin Iphone, e cila është “vjedhur” nga një “paparcë” në një moment kur këngëtarja shqiptare me pashaportë britanike, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve me tatuazhin në qafë anën e djathtë , tautu të cilin nuk dihet përse Rita t’a ketë bërë, “për nder apo për kujtim të dikujt!. 25-vjeçarja Rita Ora – është shfaqur me një fustan ngjyrë vjollcë i hapur pas shpine, ku duket i plotë tatuazhi i cili është një pëllumb duke fluturuar me kokë me një anë, dhe një simbol i vogë poshtë veshit të djathtë. Siç dihet Pëllumbi në të gjitha kohërat mbetet simbol i paqes botërore dhe i dashurisë njerëzore…
Sigal