Rita Ora flet pas padisë nga Jay Z

135
Rita Ora ka disa fjalë për vendimet e saj kohët e fundit.
Dje ka dalë lajmi se Rita Ora ka marrë një kundër-përgjigje nga kompania “Roc Nation”, pasi ajo ka vendosur të ndërprejë kontratën me ta.
Tani, kompania e Jay Z akuzon Ritën me 2.4 milionë dollarë, pasi ata kanë investuar këtë shumë në të, por ajo nuk ka arritur të ketë suksesin e pritur.
Rita ka postuar një fotografi në Instagram pas gjithë kësaj buje, duke shkruar: “Një puthje të madhe për ata që po marrin jetën e tyre në kontroll këtë vit. Ju po e jetoni atë, jo dikush tjetër. Besoni në vete, tani është koha”.
Kështu, Rita ka treguar se ajo është gati të kërkojë suksesin vetë, duke kontrolluar vetë famën e saj e duke mos u bazuar tek askush tjetër.