Rita Ora dëshiron të jetë pjesë e filmave të ardhshëm “Fifty Shades”

453
Sigal

Rita Ora ka deklaruar se me kënaqësi do të pranonte të luante edhe në filmat tjerë “Fifty Shades”. Këngëtarja dhe aktorja, që ishte pjesë e “Fifty Shades of Grey”, shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si pjesë e “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed”. Ajo në filmin e njohur pati rolin e Mia Grey për të cilin thotë se do të “evoluojë” shumë në filmat e ardhshëm.

“Jam fanse e madhe e librave dhe karakterit tim, Mia Grey, ajo do të zhvillohet shumë në librin e dytë dhe tretë, ngadalë por sigurt. Andaj nëse më pyesin se a do të doja të isha pjesë e filmit, sigurisht se do të pranoja”, ka deklaruar Rita për “Lorraine”, transmeton koha.net. Anëtarja e jurisë së X-Factor më herët gjatë vitit kishte zhgënjyer fansat  pasi në “Fifty Shades of Grey”, kishte rol shumë të shkurtër. Filmi i fundit i Orës është “Southpaw”, në të cilin luan rolin e një të varure nga droga.