Rita në Kosovë: Dasma ishte sureale

557
Rita Ora ka publikuar një fotografi në “Instagram” nga mbrëmja e së premtes, kur mori pjesë në një dasmë familjare në Kosovë. Këngëtarja me famë botërore u argëtua jashtëzakonisht shumë në ceremoninë martesore të të afërmve të saj, saqë e ka quajtur dasmën si ‘sureale’. “Mbrëmjen e kaluar. Dasma ishte sureale. Faleminderit Arlit dhe Filiz”, – ka shkruar këngëtarja në postimin e saj. Shumë foto dhe video nga dasma kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale, në të cilat u vu re se Rita Ora ishte përfshirë totalisht në atmosferën e krijuar me traditat patriotike shqiptare.
Sigal