Rita Merja:Disa këshilla për një fytyrë të bukur , e gjithmonë të freskët

2731
Sigal

INTERVISTA / Flet parukierja & Estetistja e mirënjohur shqiptare, Rita Merja

Shpesh për të arritur një pamje uniformë të fytyrës, bëhet zgjedhje përdorimi i kremit pudër, i cili kërkon kujdes. Për një make-up perfekt është e nevojshme të kujdeseni për lëkurën tuaj dhe t’i kushtoni asaj rëndësinë e duhur . Për më tepër , vjen me disa këshilla për “Telegraf”, estetistja e mirënjohur , znj. Rita Merja, e cila na tregon se si mund të kemi një fytyrë të bukur dhe gjithmonë të freskët. Edhe pse e re në moshë, në duart e Ritës kanë besuar shumë personazhe publikë shqiptarë, si: Elisabeta Marku, Enxhi Kamenica, Domenika Caushaj etj.. Ajo shprehet se pikë së pari është i nevojshëm kremi hidratues, por nuk mbeten pas edhe trajtimet e thella të fytyrës me maskat përkatëse. Për më tepër ju ftojmë të lexoni këshillat e mëposhtme!

 Tashmë prej vitesh jeni një ndër parukjeret më me emër në Shqipëri dhe kjo falë punës tuaj. Në fakt do të donim të dinim, cilat janë disa nga shërbimet që ju ofroni ?

Ju falënderoj për intervistën. Në Sallon tim ofrohet gjithçka, duke filluar nga prerjet, krehjet, lyerjet e duke vijuar tek Estetika si: Pastrimet e fytyrës, trajtimet e trupit etj.. Vitet e fundit tendenca po ndryshon dhe njerëzit janë gjithmonë të kuruar.

 Le të kalojmë pak tek Fytyra, e cila është thelbësore, ç’mund të na thoni?

Fillojmë që nga mëngjesi duke e larë fytyrën me larësit përkatës, por sigurisht produkte bio, të cilët nuk e irritojnë apo thajnë lëkurën. Më pas është mirë të aplikojmë kremin hidratues, i cili është kryesor . Gjithashtu, kremi duhet përdorur edhe në mbrëmje, duke e masazhuar pak fytyrën. Një herë në javë është mirë të aplikojmë produkte eksfoliante me kokrriza (skrabi), i cili është efikas në pastrimin e thellë të lëkurës.

Cilat janë disa nga personazhet publikë shqiptarë, që kanë besuar në punën tuaj?
Janë të shumtë, por do të veçoj këtu modelen e njohur Enxhi Kamenica, këngëtaren Elizabeta Marku & ish- konkurrenten e BB 5, Genta Gjalpi.

Mund të dimë disa këshilla për një lëkurë të freskët dhe rinore?
Kremin e fytyrës vendoseni të paktën 15 minuta pas larjes, sepse shtresa e kremit në fytyrë të lagur e prish termorregullimin natyral. Gjithashtu, në mëngjes kur të zgjohemi , është e këshillueshme ta mbushim qafën dhe fytyrën me akull. Kjo do ta freskojë lëkurën. Nëse kemi probleme me zonën përreth syve, edhe kjo ka një zgjidhje, duke aplikuar serumet përkatëse .

Ndërkohë le të kalojmë pak tek Maskat dhe përdorimi i tyre.

Maskat më efikase për kujdesin e fytyrës është Skrabi. Maskat më bazë mjalti, karote & acidi. Kini parasysh që secilën prej tyre ta aplikojmë në fytyrën e pastruar paraprakisht dhe mos t’i mbani më shumë se 15 minuta. Ndryshimi do të jetë i menjëhershëm .

 Së fundmi, ka filluar të aplikohet masazhi i fytyrës, cilat janë anët pozitive?
Femrat mbi 25 vjeç u nevojitet masazhi i fytyrës, me produktet kozmetike përkatëse. Rreth pesë minuta në ditë, me kujdes shtypeni fytyrën me majat e gishtave. Kjo do të përmirësojë qarkullimin dhe është parandalues për krijimin e rrudhave.

A duhet të bëjmë kujdes në përzgjedhjen e produkteve?
Sigurisht që Po, duke zgjedhur ato që përmbajnë vitaminën E . Vitamina E është antioksidues i fortë, që i përshtatet çdo tipi të lëkurës dhe është e shkëlqyeshme në luftën kundër plakjes.

Ju si profesioniste, jeni Pro apo kundër Kirurgjisë Estetike?
Do të isha pro brenda një normaleje ose një problematike të nevojshme, p.sh në pjesën e hundës. Nuk do isha pro transformimit dhe humbjes së origjinalitetit .

Cila është pjata juaj e preferuar ?
Supa me perime & sigurisht konsumoj shumë fruta.

Ndërkaq le të kalojmë tek ushqimi, cilat janë këshillat tuaja ?
Në radhë të parë, është një shprehje që thotë: Ne jemi ajo çka hamë, pra ushqimi është sekreti i të qënurit e bukur . Duhen eliminuar në mënyrë kategorike ushqimet e skuqura, pasi shkaktojnë celulit të theksuar. Sa më shumë ushqime të ziera, perime, sallata të freskëta, nuk është e domosdoshme të konsumohet çdo ditë mish, por prodhime deti. Gjithashtu, do shtoja që Palestra është gjëja më e mirë për të mbajtur trupin në formë.

 E ndjek shtypin?

Vetëm kur më intereson ndonjë artikull. Ka disa gazeta që kanë qëllim në vetvete lajmin sensacional.

 Po marrëdhëniet me librat, si i keni?

Në verë jam shumë e lidhur me librat. Në plazh lexoj vetëm libra dhe revista.

 Në shoqërinë shqiptare a ndihet ende maskilizmi?

Jo vetëm në Shqipëri. Maskilizmi është bërë pjesë e pandarë e jetës megjithëse femra po fiton terren.

 A ka një emancipim të shoqërisë shqiptare në drejtim të profesionit tuaj?

 Mund të them se për çdo ditë shtohen  femrat që kërkojnë trajtim. Kanë kaluar ato kohë kur femrat s’e kishin kthyer në edukatë trajtimin. Sot bota e internetit dhe komunikimi i shpeshtë me celularë, FB, etj., ka rritur mënyrën e përhapjes së lajmit dhe të risive që sjellin femrat në jetën e tyre. Në këtë këndvështrim sot trajtimi shikohet si domosdoshmëri dhe jo si luks. Dhe në fakt kështu duhet të shikohet.

Pastaj dihet se femrat janë përhapëset më të shpejta të lajmit.

 Po vetë a i realizoni këto trajtime?

Sigurisht. N.q.s unë nuk jap shembull asnjë nuk të ndjek.

 Mendoni se shoqëria shqiptare i ka kaluar pengesat e maskilizmit?

Besoj se jo. Mund të them se maskilizmi ekziston dhe në vende më të zhvilluara. Duhet kohë dhe nëpër kohë femra duhet të gjejë vetveten dhe jo t’ja dhurojnë të drejtat.