Rita, koleksion të ri për Adidas

464
Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare, përveç muzikës ka pasion edhe stilimin. Së fundmi, Rita ka treguar për fansat e saj koleksionin e ri të krijuar nga ajo në bashkëpunim me firmën prestigjoze të veshjeve, Adidas.

Marka e njohur sportive Adidas ka pëlqyer krijimet e Orës, pasi shumë shpejt pas koleksionit të fundit, Rita ka bërë koleksionin e ri “Planetary Power” (Fuqia Planetare).
Gjyqtarja e “X Factor” ka realizuar edhe një set fotografik për të promovuar veshjet e saj. Fotot do të bëhën publike në muajin nëntor. Me sa duket bashkëpunimi mes Ritës dhe Adidas-it do të vijojë gjatë…
Sigal