Risia e rradhës e Instagram-it është ajo që të gjithë po e prisnim

67
Keni bërë një set fotografik dhe e keni të vështirë se cilën nga fotot të postoni? Tashmë Instagram jua bën më të lehtë zgjedhjen. Rrjeti social më i madh për fotografitë, ka njoftuar se përdoruesit e tij tani do të jenë në gjendje të ndajnë fotot e shumta dhe videot, brenda një postimi në sajë të një opsiono “carosuel” që lejon të ngarkoni 10 foto ose video në të njejtën kohë. Përdoruesit mund të lëvizin lart-poshtë për të parë postime të ndryshme, ndërsa lëvizja majtas-djathtas do shfaqë më shumë foto apo video brenda postimit përkatës. Si funksionon? Për të ngarkuar shumë foto në të njejtën kohë, përdoruesit do të shohin një ikonë të re në zonën “upload”, dhe nga aty mund të klikojn dhe të ndryshojnë rendin e fotove, mund të aplikojnë të njëjtin filtër për të gjithë fotot, ose mund t’i modifikojnë një nga një ato. Ky përditësim pritet të dalë këto ditë.