“Rilindja” po kërkon “timonin vetëm”, por me “fatorino” Vilmën dhe ministrat e koncesioneve

510
Përparim HALILI
Shqiptarët ua dhanë 70% të qeverisjes dhe nën komandën e “Sorosit” dhe të bandave të drogës, ju e kthyet në “kuplara”
Përditë po shtohet “nepsi” i kreut të “Rilindjes”, për ta marrë pushtet të plotë në zgjedhjet e 25 qershorit, paçka se në dy garat e zhvilluara në 2009 e në 2013, nuk mundi ta merrte dot i vetëm “timonin”, madje lypi vota aleatësh potencial e dashamirës të çështjes kombëtare, për të mos mbetur pa dorë në “timon”. Pas 4 vitesh në krye të 70% të “timonit” të ç’akorduar qeverisës, krye-rilindësi Rama ka veshur tutat dhe krejt në formë mendore, ka dalë e po kërkon ta ketë vetëm ai “timonin” e qeverisjes së Shqipërisë! Është drejta e tij, ta lakmoj e ta lyp mono-pushtetin qeverisës, por nuk po deklaron, se me cilët do ta drejtoj “makinën” e pushtetit. Në çdo podium në formë ringu me ngjyrë mavi dhe me spektatorë punonjësit e administratës e të bashkive, krye-rilindësi nuk po përmend asnjë emër ministrash, ish-ministrash e deputetësh të 4 viteve të “rilindjes” së parë. Pra, nuk po u thotë shqiptarëve, se më cilët do ta drejtoj “rilindjen” e dytë që po kërkon! Nuk e kemi fjalën tek fakti, se përse e bëri mavri qeverisjen mavi të 1 milion shuplakave të 2013-ës, 300 mijë prej të cilave i ktheu në puthje (lëpirje) në mesnatën e 17 majit 2017, por bëhet fjalë për një “merak” që kanë shqiptarët dhe që krye-rilindësit ia kanë thënë shpesh nëpër takime: Me cilët do ta drejtoj këtë “timon” që kërkon? Nëse ky lakmon të krye-timonieri, a do të jenë përsëri “fatorino” në këtë rrugëtim ish-ministrat dhe ministrat, deputetët dhe drejtuesit e lartë politikë të “rilindjes”, të cilët mbushën Shqipërinë me drogë, parlamentin me kriminelë, administratën me bandat e hajdutë xhepash?! A do të jenë përsëri në “makinën” e qeverisjes si “fatorino” deputetët dhe ish-sharlatanë e anadollak që shisnin vende pune në zona, që emëronin drejtorë vëllezërit, kunetërit, baxhanakët, dajot, hallat, tezet, vjehrrat, nipërit, sekserët, të fortët e zonave, mbesat, motrat dhe dashnoret? “Krye-rilindësi”, përpara se të kërkoj “timonin” vetëm, duhet të na thotë nëse do ketë përsëri Ilir Beqjen ministër të “shëndetësisë falas”, batakçiun e koncesioneve hajdutërore që në 44 muaj pushtet kushtuan 440 milionë euro? përpara se të kërkoj “timonin vetëm”, duhet t’u thotë shqiptarëve nëse do të kelt përsëri ministër financash “aligatorin” e fondeve publike Arben Ahmetaj, të cilat i kthente në financime ilegale për bizneset e tij? Duhet të deklaroj, nëse në shëndetësi e dogana, do të ketë përsëri Vilma Nushin “fatorino” të koncesioneve në shëndetësi e dogana! Duhet të sqaroj, nëse “timonin” që kërkon vetëm, “krye-rilindësi” do ta përdor përsëri me ministrat, drejtorët e policisë deh bandat kultivim e trafikut të hashashit! Duhet t’u thotë shqiptarëve, se “timonin vetëm” nuk e kërkon për të zhdukur e mbrojtur kimet e ish-ministrave dhe ministrave, deputetëve e drejtorëve që i kanë realizuar skemat e korrupsionit. Duhet të thotë shqiptarëve, nëse “timonin” që po e kërkon vetëm, do ta drejtoj vetë, apo me duart e kriminalizuara të “Sorosit” dhe mafies rajonale të plehrave e trafikut të drogës?! Por minimalisht, prej një njeriu të “kënduar” dueht zbatuar edhe një sjellje etike: Para atyre që u kërkon “timonin vetëm”, duke treguar se çfarë ke bërë kur nuk e ka pasur”timonin vetëm”? Shqiptarët e dinë se çfarë kanë bërë ministrat dhe ish-ministrat e “rilindjes”, deputetët dhe drejtorë-profesorët e saj me diploma (h)universitetesh kleringu të blera brenda e jashtë Shqipërisë! Me 70% të qeverisjes dhe nën komandën e “Sorosit”, të klientëve komandues të koncesioneve dhe të bandave të drogës, ju e kthyet vendin në “kuplara”. A mund të besojnë shqiptarët, se me “timonin vetëm” do të ulni borxhin, kur në fakt në 4 vite e shtuan me 30%? A mund të besojnë shqiptarët, se me “timonin vetëm” do të ulni varfërinë të cilën e rritët me 25% si numër popullsie dhe me 4) si nivel jetese? A mund të besojnë shqiptarët, se me “timonin vetëm”, do të ulnin papunësinë, të cilën në 4 vite e shtuat me 30%? A mund të besojnë shqiptarët, se me “timonin vetëm” do të ndalet largimi i të rinjve dhe familjeve nga Shqipëria, të cilat në 4 vitet e fundit u shtuan me 250 mijë persona! A mund të besojnë shqiptarët, se me “timonin vetëm” do të zhduken koncesionet mafioze, kur në vitin 2013 të votëbesuan për premtimin e zhdukjes së koncesioneve të cilat i trefishove? A mund të besojnë shqiptarët, se me “timonin vetëm” do të mendosh ndonjë sekondë për hallet e shqiptarëve, siç nuk e çave kokën gjatë katër viteve që kaluan?! E për sinqeritet, ka detyrimin t’u thotë shqiptarëve qysh tani gjatë fushatës, nëse “timonin vetëm” do ta përdor vetëm, apo me ata që u takua natën…? Këto pyetje, duan përgjigje…
Sigal