“Rilindja” po bojatis pallatet, institucione e veprat historike me ngjyrën e partisë

823
Përparim HALILI
Një ditë mund të shikojmë të lyer me ngjyrë mavi Statujën e Ismail Qemalit, tankun e Vojo Kushit apo monumentin e Skënderbeut 
– Reagon skenografi i mirënjohur Bashkim Zahaj: Ndaloni shëmtimin, ktheni dekorin e objekteve në identitet 
Shqiptarët po përballen me përpjekjen dhe faktin e kreut të “rilindjes”, për të krijuar bindjen se ai dhe grupi që ka mbledhur rreth vetes si “ekspert të pikturës, arkitekturës e artit grafik” dhe për më tepër për të përcjell bindjen e imponuar në shoqërinë shqiptare, se është mjeshtër i grafikës, ngjyrave dhe penelit, kryeministri ka urdhëruar që gjithë pallatet, institucionet dhe veprat kulturore e historike në Shqipëri, të bojatisen me ngjyrën e partisë që ai drejton aktualisht, ndërkohë që deri në vitin 1993 kur ishte në PD edhe… domatet i pikturonte me ngjyrë blu, si “urrejtje” ndaj ngjyrës së ish-regjimit komunist, të cilit i ka shërbyer edhe me vizatim karikaturash në ish-revistën e Ministrisë së Punëve të Brendshme “Në shërbim të Popullit”! Kjo histori bojatisjeje të fasadave të pallateve dhe ndërtesave të monumenteve historike, ka nisur qysh kur ai ishte ministër Kulture dhe nisi bojatisjen e ndërtesave të Tiranës, sipas stilit të tij. Çfarë po ndodh realisht? Kjo histori bojatisjeje po vazhdon në pallatet e gjithë qyteteve të vendit, në veprat e artit, në monumentet historike -kulturore dhe objektet e institucioneve publike si banka, bashki, shkolla të cilat janë vepra arti, të ndërtuara e të kompozuara grafikisht prej arkitektëve të njohur të Evropës dhe Botës, të cilët i ndërtuan këto vepra në vitet kur gjyshi i kryeministrit mblidhte dërrasa, llamarina e ambalazhe kartoni në Portin e Durrësit, për të ndërtuar kasolle sa “për të futur kokën”. Mirëpo ja që biri i një skulptori të mirënjohur që ka krijuar vepra arti me vlerë në këtë vend, me shijet e tij personale deri psiko-delirizmin e tij si “piktor kompozues” mjedisesh publike, po mbulon vlerat e objekteve, me bojatisje që shëmtojnë edhe fustanet e çingijeve. Lidhur me këtë shëmtim të dekorit arkitekturor të objekteve pallate, institucione, vepra arti e monumente historike ka reaguar në rrjetin social skenografi i mirënjohur, artistik Bashkim Zahaj, reagim i cili na nxiti të ndalemi në këtë masakër që po i bëhet ‘skenografisë” së qyteteve tona, deri tek fasadat e dyqaneve të bukës, duke i bërë të gjitha në një ngjyrë: Të kuqe! Sot po publikojmë disa raste të bojatisjes së objekteve zyrtare, kulturore, shkencore, arsimore, historike e tq qendrave të banimit. Me këtë mendje dhe “egoizëm madhështie”, nuk është çudi, që ndonjë ditë të shohim të lyer me ngjyrë “mavi” të partisë “rilindja” edhe statujën e Ismail Qemalit, tankun e Vojo Kushit apo Monumentin e Skënderbeut… 
Liceu Artistik “Jordan Misja”-Tiranë
Kishte ngjyrën e fasadës dhe të krejt objektit, që prej vitit 1946, kur u krijua. Por tashmë nuk e ka më atë dekor mbasi me një vendim të shefit të “Rilindjes” u “vesh” me ngjyrë të kuqe. Pasi e rinovuar në ngjyrën “historike” të tij, shefat e ‘Rilindjes” e lyen me ngjyrë mavi dhe thanë se nuk të përsëritnin këtë “gabim”, por 1 vit më vonë morrin furçat e kovat me bojë dhe e ri-lyen me ngjyrën e kuqe që është sot… Specialistët, reaguan qysh kur u ngritën skelat por nuk u përfilli askush prej atyre aq kanë shijet e tyre dhe që vendosin se çdo bëhet në këtë vend e në gjithçka…
Memoriali i Dëshmorëve të Luftës, në Përmet 
Ky është Memoriali i Dëshmorëve në Përmet. Këtë vepër e ka krijuar nga “Skulptori i Popullit” Odhise Paskali. Kështu e kompozoi Paskali i madh si strukturë dhe dekor. Me atë dekor u mirëmbajt deri në momentin kur “artistët e Rilindjes”, i mbuluan pamjen me ngjyrë tjetër, me atë ngjyrë që kanë bojatisur gjithë objektet në Shqipëri. As regjimi i para vitit 1990, nuk e cenoi veprën e Odhise Paskalit, por ja që e shëmtoi djali i nxënësit të tij…
Bashkia Vlorë, shëmtim që duhet pastruar urgjent
Ngjyrosja me bojë të kuqe e Bashkisë së Vlorës është një shëmtim që duhet korrigjuar urgjent, mbasi ky objekt me arkitekturë të rrallë ka humbur krejt vlerat e tij, për shkak të shijeve personale të atyre që mendojnë se janë artistë, aq të mëdhenj, sa egoizmin e tyre mund ta stamposin me bojëra lloj-lloj, mbi dekorin fillestar të një vepre të tillë…
Reagon skenografi Bashkim Zahaj, për lyerjen e Bashkisë së Vlorës
Mos, o servilë të politikës… mos deri në këtë pikë. Mos o injorant i rastësishëm, që rri në karrigen e bashkisë… mos e prish edhe këtë godinë, që brezat e ruajtën me fanatizëm si një vlerë të arkitekturës në Vlorë. Lyerja me bojë rozë, nuk të bën më afër pushtetit, o ditëzi, por kthimi i kësaj ndërtese në identitet, do të nderonte përballë qytetarëve të Vlorës.

Bashkia Fier si ishte dhe si është lyer

Kompleks banesash në qytetin e Lushnjës, ja si janë lyer
Sigal