Rikthimi i Bridget Jones, Zellweger: Si takimi me një mike të vjetër

533
Bridget Jones iu rikthehet sërish telasheve. 12 vjet nga shfaqja e filmit të parë vjen seria e tretë që do të zbulojë se çfarë do të ndodhë me gazetaren “e ngathët”, por njëkohësisht edhe shumë të dashur për publikun.
Filmi titullohet “Foshnja e Bridget Jones” dhe do të shfaqet në kinematë amerikane më 16 shtator të këtij viti. Jones, së fundi ka pozuar për “Entertainment Weekly”, bashkë me Colin Firth dhe Patrick Dempsey, ndërsa ka zbuluar edhe disa detaje të filmit të shumëpritur.
Në intervistën e dhënë për revistën, Zellweger është shprehur e lumtur që është rikthyer si Bridget Jones, një rol që e bëri të njohur në botën e Hollywood-it.
“Tani është momenti të zbulojmë se çfarë ka ndodhur me të. Si aktore, kam ndjesinë e rikthimit tek një mikeshë e vjetër. E dua këtë personazh dhe adhuroj historitë e saj, mbi atë se çfarë do të thotë të qenit grua dhe vështirësitë që has në jetë. Kështu që është bukur të tregijmë edhe këtë periudhë të jetës së Bridget,” tha aktorja.
Po çfarë vështirësish duhet të kapërcejë Bridget? Ajo tashmë është 43-vjeç, ende beqare dhe madje në telashe; është shatzënë dhe nuk e di se kush mund të jetë babai i fëmijës së saj.
Çfarë ka ndodhur me të dashurin e saj Darcy, të interpretuar nga Colin Firth? Një tjetër personazh i ri vjen interpretuar nga aktori Patrick Dempsey, ndoshta ai do të jetë në rolin e një miliarderi të ri, i cili do të bjerë në dashuri me Jones. Për të gjitha këto pyetje fansat duhet të presin edhe disa muaj për të zbuluar se çfarë do të ndodhë.
Sigal