Rihanna për Vanity Fair, flet për ish- të dashurin, Chris Brown

507
Fituesja e çmimit “Grammy”, bukuroshja nga Barbadosi, Rihanna ka rrëfyer se si është ndjerë në një moment të vështirë të jetës së saj. Pas dhunës që ushtroi ndaj saj, ish- i dashuri Chris Brown, Rihanna ka treguar se për një moment kishte menduar të kthehej sërish me të, por fatmirësisht e kuptoi se kjo nuk ishte normale.
“Unë ndjehesha e mbrojtur prej tij. Mendoja se njerëzit nuk arrinin ta kuptonin”, – tha këngëtarja në një intervistë për revistën “Vanity Fair”, në numrin e nëntorit.
Duke shpjeguar se përse u lidh sërish me Chris pas dhunës që ai ushtroi mbi të në 2009 përpara ndarjes së çmimeve “Grammy”, 27-vjeçarja u shpreh se kishte menduar se mund t’ja dilte me të. “Mendova të isha për të si një engjëll mbrojtës për t’i treguar se po vepronte gabim, doja t’i tregoja rrugën e drejtë”, tha ajo.
Këngëtarja, aktorja, stilistja që është një ndër më të kërkuarat në tregun e muzikës, tha se ndonjëherë është më mirë, thjesht të largohesh, dhe të ndjekësh rrugën tënde, sepse nuk mund të ndryshosh dot asgjë.
“Nuk e urrej Chris. Do të kujdesem për të deri sa të kem jetë. Ne nuk jemi miq, por nuk jemi as armiq.”, shprehet 27-vjeçarja.
Duke folur për jetën e saj, ikona e muzikës pop rrëfen se nuk do të jetojë gjithë jetën nën mantelin e famës, madje kjo është gjëja që e frikëson më shumë. Dua të jem një njeri i zakonshëm, tha ajo, t’i blej vetë gjerat e mia, sepse kjo është diçka që bëjnë njerëzit në jetën reale.
Sigal