Rihanna merr masa ndaj Benzema

592
Ylli 27 vjeçar i muzikës njihet për lidhjet e saj gjithmonë të bujshme dhe këtë herë ajo e ka ndryshuar pak dorën duke kaluar nga bota e artit në atë të futbollit. Karim Benzema është i dashuri i saj më i ri dhe me çfarë raportom ContactMusic, duket se çdo gjë mes tyre shkon shumë mirë.
Burime pranë Ririt bëjnë me dije se ajo mendon se mes saj dhe yllit të Real Madrid ekziston diçka e veçantë, por ka vendosur që të mos nxitojë në hapat e saj pasi nuk dëshiron të gabojë me të.
Bukuroshja nga Barbadosi vlerëson shumë faktin se Karim e kupton axhendën e saj të mbingarkuar dhe e respekton duke mos i vendosur kështu presione të shumta mbi shpatulla.
Sigal