Rihanna, mbretëresha e karnavaleve të Barbados

66
Rihanna nxeh karnavalet e Barbados, ku gjendet për paradën tradicionale të ‘Kadooment Day’, e cila u mbajt në 3 gusht. Popstari ka qenë mbretëresha e eventit, e cila është prezantuar me një kostum të mbuluar me gurë të çmuar. Mes puplave dhe alkoolit Riri është shfaqur e papërmbajtshme dhe përpara të dashurit të supozuar, Lewis Hamilton, që ishte në mes të turmës, këngëtarja e famshme ka performuar me kërcime sensuale dhe provokuese.