Rihanna-Hamilton i japin fund lidhjes, flirte të reja në jetën e të dyve

558
Lewis Hamilton është sërish në kërkim të dashurisë. Këtë herë, me ish-të dashurën e Mario Balotelli-t, Fanny Neguesha. Kampioni i garave me makina është përfolur pafund në mediat rozë për lidhjen e tij me Nicole Scherzinger, Kendall Jenner, Gigi Hadid, apo Rihannën dhe së fundmi me këtë yllin 25 vjeçar.
Sa naivë jemi, për një moment menduam se Hamilton dhe Rihanna kishin gjetur shpirtin binjak dhe do jetonin të lumtur në jetë të jetëve. Në fakt zërat thonë se ishte Rihanna ajo që i dha duart pilotit dhe nisi të frekuentohet me këngëtarin Travis Scott, të cilin po e ndjek edhe në turet e tij.
Lewis 30 vjeç dhe Fanny 25 janë fotografuar teksa shkojnë bashkë në restorantin Chiltern Firehouse në Londër dhe të dy duket se i kishin kushtuar vëmendje të veçantë pamjes së jashtme për atë takim.
Sigal