Rihanna bëhet imazh i “Dior”: Ndjenjë fantastike, ndjehem më e bukur

504
Rihanna ka udhëtuar në Tokio si e ftuara e veçantë e “Dior” në shpalosjen e koleksionit të veshjeve vjeshtë-dimër 2015, në “National Art Center”. 27-vjeçarja dukej shumë bukur me fustanin e saj të veçantë, që është dizejnuar nga Raf Simons, drejtor kreativ i Dior.
Ajo kishte edhe një palë syze, ndërsa në dorë mbante një çantë, prodhim i këtij viti. Këngëtarja nga Barbadosi është e para femër me ngjyrë që bëhet imazh i kompanisë franceze “Dior”.
“Është një ndjenjë fantastike, një marrëveshje shumë e mirë për mua, për kulturën time dhe për shumë femra me ngjyrë. Të jem imazh i ‘Dior’ më bën që të ndjehem më e bukur dhe më elegante”, kishte deklaruar Rihanna, pas prezantimit si imazh vitin e kaluar.
Sigal