Rezoluta e Konventës së ish të Dënuareve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

135
Drejtuar Zotit Lulzim Basha. Kryetari Partisë Demokratike Tiranë
REZOLUTA E UNIONIT MBARËKOMBËTAR I INTEGRIMIT TË BURGOSURVE DHE TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË
Unioni Mbarkombëtar i Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ju njeh me Rezolutën e Konventës së ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë që u mbajt më datën 22 Maj 2017, në prani të përfaqësuesve të ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të gjithë Shqipërisë.

Ish të Burgosurit dhe të Përndjekurit Politikë Shqiptarë janë një komunitet i fuqishëm i shoqërisë shqiptare. Ata përfaqësojnë familjet fisnike dhe patriote që u sakrifikuan dhe i qëndruan regjimit diktatorial komunist duke mbrojtur vlerat e lirisë e demokracisë. Megjithëse kaluan një kalvar vuajtjesh dhe dënime nga më çnjerëzore, ditën të mbijetojnë e të mos përkulen përpara terrorizmit të çmendurisë diktatoriale Hoxhiste . Sot mbas 27 vitesh pluralizëm në familjet fisnike e të mbijetuarës nga diktatura përveç lirisë dhe fjalës së lirë jemi ende larg integrimit total shpirtëror në këtë pluralizëm fasadë. Kemi 27 vite që politikbërja i rri larg promovimit të kapaciteteve dhe personaliteteve të kësaj shtrese në ndërtimin e shtetit të së drejtës. Ora e këtyre partive u ka ngel në vitet 90, ku ne sa kishim dalë nga burgjet e kampet e internimit dhe nuk mund të përfaqësoheshim në organet drejtuese të shtetit. Është e pafalshme që në struktura e shtetit shqiptar nuk mund të gjesh asnjë personalitet nga kjo shtresë, por promovohen çdo ditë vetëm individë që kanë lidhje me të kaluarën komuniste. …Por mbas 27 vitesh raportet tona kanë njohur ndryshime kolosale në drejtim të arsimit e profesionalizimit në fusha të ndryshme.. Sot ne kemi një elektorat që varion nga 300.000 deri në 400.000 votues ku të shkolluar numërohen mbi 25.000 nga shtresa e të Përndjekurve Politikë.. Duke ndjekur me vëmendje situatën politike përpara zgjedhjeve të 25 qershorit, Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë që përfaqëson shumicën e shoqatave të ish të Përndjekurve Politikë aprovoi këtë Rezolutë që ja bën me dije Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe lidershipit të saj zotit Lulzim Basha si dhe Partive të tjera të djathta Politike si më poshtë: 

Për 90 ditë rresht mijëra të Përndjekur Politikë qëndruan me vetëmohim non stop 24 orë në shërbim të kauzës së votës së lire, dhe Republikës së re. Ata i besuan dhe besojnë se është domosdoshmëri jetike për shoqërinë shqiptare se ka ardhur koha nëpërmjet Republikës së re dhe votës së lirë , shoqëria shqiptare të zhduki nga politikbërja sistemin katovicjan 27 vjeçar në vendin tonë të financuar nga Sorosi. Unioni u vë në dispozicion Partisë Demokratike kapacitetet dhe personalitetet e veta nga kjo shtresë e ish të përndjekurve dhe pronarëve,që të futen në Parlamentin e ardhshëm për 12 qarqet e vendit. Si votues e qëndrestarë të Partisë Demokratike dhe bestar ndaj kauzës së republikës së re dhe Lidershipit Basha që do të kandidojë personalitete tona do të marrë dhe votat e 400.000 votueseve e ish të përndjekurve politike. Bazuar në elektoratin e djathtë të Përndjekurve Politikë Shqiptarë dhe në rezolutën e 22 majit 2017 bëjmë publikë kandidaturat tona dërguar Kryetarit Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 në bazë të qarqeve:
1. Qarku Berat 
Zoti Bert Poçi Biznesmen me dy fakultete Agronomi, dhe Administrim biznez.
2. Qarku Dibër 
Besim Ndregjoni me fakultet Juridik, Aktivist i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, President i Unioni të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.
3. Qarku Durrës
Hysen Myshketa Inxhinier Mekanik
4. Qarku Elbasan
Xhaf Dushku Financier
5. Qarku Fier
Artan Cani Mjek Kirurg
6. Qarku i Gjirokastrës
Elvis Pollo Ushtarak
7. Qarku i Korçës
Jani Gërnjoti Financier
8. Qarku Kukës
Azgan Haklaj Jurist dhe kulturollog.
9. Qarku Lezhë
Edmond Zef Coku Bankier diplomuar shkëlqyeshëm në Amerikë.
10. Qarku Shkodër
Enida Cami financiere dhe Juriste.
11.Qarku Tiranë
Ledia Fratari Politiologe.
12. Qarku Vlorë
Alketa Agolli Matematikane.
Morali duhet të sundojë në këto zgjedhje, duke triumfuar mbi amoralitetin politikë 27 vjeçare si produkt i klasës politike që vinte nga regjimi komuniste dhe nuk mundi të zhvishej nga kjo ideologji, por mbeti peng i saj.
Unioni ka besim se Zoti Lulzim Basha si iniciuesi i republikës së re dhe votës së lirë do të aprovojë kandidaturat e përndjekurve politikë duke rrëzuar njëherë e përgjithmonë murin klasor ideologjik komunist ndaj antikomunistëve për të përfshirë në politikbërjen moralin e Republikës së re që janë të përndjekurit politikë shqiptar. 
PRESIDENTI
Besim NDREGJONI