Renato Jaha: Vlora më ka dhënë të gjitha, unë i jap këngën

844
Sigal

Intervistë me këngëtarin e mirënjohur të këngës qytetare vlonjate, Renato Jaha.

 Edhe pse në një moshë fare të re vullneti dhe talenti i tij për këngën nuk i mungon. Renato Jaha një këngëtar i cili nuk i kushton rëndësi famës së emrit,por sjell para publikut një kënaqësi shpirtërore,duke paraqitur më së miri këngën qytetare vlonjate. Të këndosh nuk është e lehtë por as edhe e vështir,ndjenja për këngën nuk do të më shteri kurr. Përkundrazi do të më bëjë të nxjerr në pah më së miri vlerat dhe traditat e qytetit tim të mrekullueshëm Vlora.

 Kur keni filluar te këndoni për herë të parë?

Për herë të par jam ngjitur në skenë në moshën 9 vjeç,në festivalin e fëmijëve në qytetin e Vlorës,ku aty unë u vlerësova me çmimin si interpretuesi më i mirë.

 Pra, dalja juaj në skenë për herë të parë u shoqërua me një çmim? Kush është titulli i këngës që ju bëri të merrni çmimin?

Titulli i këngës është po aq i bukur edhe vlersues sepse ka të bëjë më mbretëreshën e qytetit tone kështu do ta quaja, pra detin, sepse titulli është “Deti i Vlorës”.

  Cili është personi i cili ka qenë shtysa juaj le të themi ,për tu ngjitur në skenat shqiptare?

Sigurisht që ngjitja ime në skenë ka qenë në moshë fare të vogël, një moshë kjo e cila ka si shtysë familjen ose mësuesen/mësuesin, por personi i cili më ka qenë shtysa ime është Artur Dhamo kompozitori si dhe drejtori artistik i kinoteatrit të Vlorës.

 A keni pasur shkëputje nga repertori i këngës që nga mosha 9 vjeç ku ju jeni ngjit për herë të parë në skenë?

Po kam pasur një shkëputje për disa vite me radhë për arsye personale, në moshën 16 vjeç marr pjesë në spektaklin”Ethet e së Premtes Mbrëma” dhe aty përzgjidhem për në fazën tjetër, në moshën 18 vjeç marr pjesë në këngën qytetare Vlonjate, në Maratona e Këngës Popullore.

 Kush është albumi juaj i parë?

Dal në treg me albumin tim të parë ” Kafe Pa Sheqer” e cila është edhë kënga ime e parë e realizuar me vidioklip.

 Ku është realizuar klipi i kësaj kënge?

 Klipi i kësaj kënge është realizuar ne Tiranë në një nga rrugët e Tiranës.

 Vajza që ju shoqëron gjatë klipit dhe që është personazhi kryesor, është një mike e juaja apo…?

Qesh….vajza është një mike e imja e cila është aty me ftesë nga ana ime.

 Kush është këngëtari juaj i preferuar?

Rovena Ibrahimi.

Keni kënduar jashtë Vlores?

Po kam kënduar shpesh jashtë Vlorës, kam marr pjesë në maratonën e këngës popullore ne Durrës, e cila u ndërpre më vonë për arsye të cilat ende nuk i di.

 Keni ndonjë mik të ngushtë të cilit mund ti besoni çdo gjë tuajën?

I vetmi mik i imi që gëzon këtë status është familja ime, asaj i besoj çdo gjë.

 Të ka ndodhur të jesh gjendur ndonjëherë keq para publikut?

Nuk është e lehtë të paraqesësh para publikut vlonjat këngën qytetare vlonjate.

 Keni pas ndonjë ditë të vështirë në jetën tuaj e cila ju ka ka ngelur gjatë në memorie?

Suksesi i këngës time të parë,e cila më identifikon sot mua.

 Ku i bën pushimet Renatua?

Rrallë herë largohem nga Vlora.

 Kush është veshja juaj e preferuar në evenimente qofshin këto edhe pjesëmarrje në dasma i ftuar si këngëtar?

Jam i thjeshtë në veshje por jo sportiv.

 Kush është shprehja juaj e preferuar?

Qesh…..booooh është një shprehje e cila më shoqëron shpesh.

 Kush është kompozitori i këngëve të tua?

Kompozitori i këngëve të mia i cili gjej rastin ta përshëndes fort është Nexhip Seraj.

 Sa albume keni realizuar?

Një album, suksesi i tij me jep forcë për të realizuar albumin e radhës.

  A keni ju një këngë e cila është gati të duartrokitet nga publiku?

Kjo është një surprizë të cilën do ta thoja në momentin e duhur.

 Kush është personi i cili ju qëndron afër dhe ju jep forcë në rrugën e artit?

Të punosh me mendimet e Adrian Hilës dhe Nexhip Seraj nuk është e lehtë, z.Hila është edhe ideatori i këngës time të parë ” Kafe Pa Sheqer”.

 Kujt ja kushton tekstin e këngës tuaj të parë e cila pati një sukses të madh?

Qesh… S’mund të flas për këtë, por mund të them veçse ngelet një fabul.

 Kujt ja dedikon suksesin tuaj si me realizimin e këngës edhe të albumit tuaj të parë?

Suksesi nuk është pritur mirë vetëm nga mua por nga e gjithë familja ime e cila ka dhënë kontributin e saj jo vetëm duke më qëndruar afër por edhe duke më dhënë forcë për të ecur para. Falë tyre është bërë e mundur gjithçka.

Nga Anila Ahmataj