Rejdi Shehi: Një femër në krah e mendoj të thjeshtë, të bukur dhe të sinqertë!

76
Një djalë simpatik dhe i qeshur. Deri para se të hynte në këtë event, shkolla ishte pasioni i vetëm i tij. Tashmë maturant në një shollë jo publike Rejdi kërkon me vëmendje perspektivën e jetës. Motra ishte ajo që e nxiti dhe organizatorja Myzejen Konduri e përkrahu pa kufizim në këtë nismë. Ai thekson se: “ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime. U ndjeva shumë i lumtur dhe shumë i privilegjuar që po mbaja kurorën e më të bukurit të Durrësit”.
– Kush ju nxiti dhe ju ofroi për këtë event?
Ishte znj. Myzejen Konduri, producentja e spektaklit ajo që më propozoi të isha pjesë e Miss & Mister Durrësi 2015. Gjithçka nisi nga një përzgjedhje që u zhvillua në shkollë.
Pate reagim nga familja?
Familja ishte mbështetja ime kryesore. Ato ishin gjithmonë krah meje duke më përkrahur dhe duke më mbështetur në çdo hap timin. Në të vërtetë e gjithë familja ishte dakord dhe ishin ato që më shtynë të merrja pjesë në këtë event.
Aktualisht ku mësoni?
Jam nxënës në shkollën e mesme jopublike ‘’Rilindja”, në vitin e fundit (maturant).
Kush ju ka thënë për herë të parë se jeni i bukur për një konkurs bukurie?
Në të vërtetë ka qenë motra ime ajo që thoshte se duhej të merrja pjesë në evente të tilla dhe se kisha fizikun dhe pamjen e duhur.
A ndiheshit në siklet gjatë provave?
Në të vërtetë në ditët e para ndihesha pak në siklet sepse për mua ishte hera e parë në një spektakël të tillë. Në ditët në vijim u ambientova dhe ndihesha shumë mirë.
Kush ju qëndronte në krah gjatë këtyre ditëve plot emocione?
Familja ime ishte ajo e cila qëndroi me mua në çdo moment.
Cili ka qenë roli i zonjës Myzejen Kondurit në ditët e konkurimit?
Zonja Myzejen ka qenë mbështetja jonë kryesore gjatë gjithë kohës që ne përgatiteshim për spektaklin. Ajo na ka orientuar dhe na ka mësuar në mënyrën më të mirë. E falënderoj shumë producenten e spektaklit zonjën Myzejen Konduri, pa ndihmën e së cilës nuk do të ishte e mundur të organizohej një spektakël i tillë.
Kur more kurorën cili qe emocioni, si reagove ?
Ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime. U ndjeva shumë i lumtur dhe shumë i privilegjuar që po mbaja kurorën e më të bukurit të Durrësit.
Nga kush e more urimin e parë?
Urimin e parë e mora nga Olti Curri, pasi ishte ai që më vendosi shiritin dhe më dha çmimin. 
Si të pritën në shkollë?
Mora urime të shumta nga shkolla dhe nga mësuesit e mi . Klasa ime më priti me duartrokitje të shumta. 
Si sillen femrat dhe mësuesit pas këtij eventi ?
Vazhdon po e njëjta marrëdhënie që kam pasur që në fillim.
A jeni i dashuruar dhe si e mendoni një femër në krah?
Jo nuk jam i dashuruar. Një femër në krah e mendoj të thjeshtë, të bukur, të sinqertë e të dashur.
Cilat janë objektivat pas këtij eventi?
Shpresoj të marr pjesë tek Miss & Mister Albania 2015 dhe pse jo të vazhdoj akoma dhe më larg.
Cila është ngjyra e rrobave e preferuar?
Më pëlqen më shumë ngjyra blu dhe në gardërobën time mbizotëron kjo ngjyrë, por ka edhe ngjyra të tjera.
Ushqimi i preferuar?
Ushqimi im i preferuar është Rizotto me fruta deti.
Ku e bëni plazhin?
Më pëlqen shumë Jugu, por edhe vendlindjen time Durrësin se lë pas.
A është Durrësi qytet fantastik ?
Po, Durrësi është një qytet shumë i bukur. Atë e bën të veçantë deti i kaltër ngjyrë blu, porti më i madh në Ballkan e shumë bukuri të tjera që ai ka.
Më kë shoqërohesh më shumë me meshkuj apo me femra?
Kam miqësi me meshkuj dhe femra njëkohësisht.
A janë më xhelozë meshkujt se femrat?
Me aq sa kam kuptuar them se jo.
A i frekuentoni klubet e natës?
I frekuentoj shpesh sepse është një ndër vendet ku argëtohem më shumë me shoqërinë.